Ganiu merr pjesë në konferencën ndërkombëtare MUNIWORLD

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër dhe deputetin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti po qëndrojnë në Tel Aviv dhe Jerusalem të Izraelit, ku po mbahet konferenca ndërkombëtare MUNIWORLD.
“Në këtë event, ku të pranishëm janë kryetarë të pushteteve lokale nga e gjithë bota, me prezencën e presidentit të Izraelit Isaac Herzog, me të cilin realizuam edhe takim të drejtpërdrejtë, po diskutohet kryesisht mbi zhvillimin e pushtetit vendor, respektivisht mbi avancimin e inovacioneve nëpër komuna, për IT teknologjinë, arsimimin, energjinë e qëndrueshme, zhvillimin urban, por edhe mirëqenien e banorëve tanë. Konferenca MUNIWORLD nga të pranishmit u vlerësua si vendi ku janë të gjithë aktorët që vendosin cilësinë e jetës së qytetarëve si prioritet kryesor. Në suazat e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare, realizuam takim edhe me kryetarin e Jerusalemit, Moshe Leon”, ka sqaruar Ganiu.