Inaugurimi i rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit

Sot së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti përuruam rrugën “Adem Demaçi” në Çair.
Baca Adem luftëtar simbol për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njëri ndër themeltarët kolosal të shtetësisë së Kosovës, emblema politike e UÇK – së, njeriu vetëmohues i betejave paqesore dhe luftarake, por dhe i penës mirë se na erdhe në Shkupin e Vjetër, sot e tutje emri yt do ta ndriçojë këtë rrugë me rreze lirie.