Komuna e Çairit organizon turneun garues sportiv me shkollat fillore të territorit të saj

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Javës së Komunës”, Komuna e Çairit organizon turneun në futboll të vogël dhe basketboll për shkollat fillore të territorit të saj.
Turneu në fjalë do të fillojë me datë 16.04.2018 (E Hënë) në ora 10:00 dhe do të përfundojë me datë 19.04.2018 (E Enjte). Programi garues do të realizohet në palestrën sportive të Shkollës Fillore “7 Marsi”.