Telefoni
Shkolla fillore Komunale “Ismail Qemali” (Rajko Zhinzifov)” në komunën e Çairit të Shkupit është themeluar në vitin 1945. Fillimisht ka qenë një objekt i vogël me katër klasë dhe në të mësonin 201 nxënës dhe ishin të punësuar 4 arsimtarë. Me kalimin e kohës, shkolla u zgjerua, dhe në 1971 kaloj në një objekt të ri në lagjen e Fushë Topanës në rrugën “Metodija Mitevski” p.n ku ndodhet edhe sot. Sipërfaqja e shkollës është gjithësej 11.426 m2. Sipërfaqja e katit të parë është 2350 m2, dhe sipërfaqja e katit të dytë është 1356 m2. Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtesës së shkollës është 3706 m2 ku për një nxënës është 3.94 m2. Komuna Çairit ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Shkupit, në jug është në kufi me komunën e Qendrës, në perëndim me komunën e Karposhit, në lindje me komunën e Gazi Babës dhe në veri me komunën e Shuto Orizarës dhe Butelit.
- Emri i shkollës: SHFK ISMAIL QEMALI
- Adresa: Metodija Mitevski pn, Shkup 1000 RMV
- Drejtor: Teuta Imeri
- Telefon zyrtar: +389 2 262 1458
- E-mail elektronike: info@ismailqemali.edu.mk
- Verifikimi – nr.i aktit: 15-22-15
- Viti i verifikimit: 1945
- Gjuha mësimore: Gjuhë Shqipe, Maqedone dhe Turke
- Viti i ndërtimit: 1945
- Lloji i ndërtimit: Ndërtim I fortë
- Sipërfaqja e objektit: 11426 m2
- Sipërfaqja e oborrit të shkollës: 2350 m2
- Sipërfaqja e tereneve dhe sallave sportive: 1000 m2
- Shkolla punon në ndrrime: 2 ndrime
- Mënyra e ngrohjes së shkollës: Ngrohje qendrore
- Numri i klasave: 1-9
- Numri i paraleleve: 36
- Numri i kuadrit arsimor: 54
- Numri i nxënësve: 459