Telefoni
Objekti shkollor i SHFK “Hasan Prishtina” ndodhet në Komunën e Çairit – Shkup, ku edukohen dhe shkollohen nxënës me përbërje heterogjene.
Shkolla ekziston prej vitit 1945 dhe ka qenë e vend ndodhur në lagjen Evrejsko Maalo. Prej vitit 1963 ndodhet në lokalitetin e sotshëm në rr. Kosta Abrasheviç nr.7 dhe është shkollë me traditë të vjetër, mirënjohje të ndryshme dhe shpërblime.
Veprimtaria edukativo-arsimore pranë SHFK “Hasan Prishtina” organizohet për nxënësit e klasës së I-IX dhe atë në paralele me mësim në dy gjuhë: shqip dhe maqedonisht.
Në shkollë veprimtarinë edukativo-arsimore e organizojnë: 69 arsimtarë, 1 drejtor, 1 pedagog, 1 psikolog, 1 bibliotekist edhe defektolog i cili shkollën tonë e përfshinë me një ditë të javës.
Në kuadër të trajnimeve profesionale-pedagogjike janë realizuar më tepër fusha programore për zhvillim intern të personelit, me qëllim që të përmirësohet kualiteti në realizimin e mësimit.
Shkolla vazhdimisht merr pjesë në konkurse të shumta, letrare, për art e të tjera (komunale, shtetërore dhe olimpiada) sipas lëndëve dhe lëmive.
Për mundin dhe të arriturat e tyre nxënësit fitojnë shpërblime të shumta, diploma, mirënjohje, faleminderime, pllakate, statuja, kupa e të tjera.
Aktivitetet lidhur me zgjerimin e njohurive e kanë realizueshmërinë e vet nëpërmjet organizimit të garave të tipit: ndërmjet klasave, komunale, regjionale dhe shtetërore.
- Emri i shkollës: SHFK HASAN PRISHTINA
- Adresa: Rr. Kosta Abrasheviç nr.7
- Drejtor: Esma Fazlija
- Telefon zyrtar: +389 2 2621 055
- E-mail elektronike: info@hasanprishtina.edu.mk
- Verifikimi – nr.i aktit: 11-2211
- Viti i verifikimit: 26.06.1984
- Gjuha mësimore: Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Maqedone
- Viti i ndërtimit: 1962-1980
- Lloji i ndërtimit: Ndërtim I fortë
- Sipërfaqja e objektit: 3185 m2
- Sipërfaqja e oborrit të shkollës: 2500 m2
- Sipërfaqja e tereneve dhe sallave sportive: 2450 m2
- Shkolla punon në ndrrime: 2 ndrime
- Mënyra e ngrohjes së shkollës: Ngrohje qendrore
- Numri i klasave: 1-9
- Numri i paraleleve: 43
- Numri i kuadrit arsimor: 69
- Numri i nxënësve: 976