Interesimi për programin “Mësim i notit për fëmijë – Falas”, i organizuar nga Komuna e Çairit në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, ka tejkaluar dukshëm kapacitetin e paraparë për realizimin e këtij cikli.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet sipas renditjes së aplikimeve (i pari i paraqitur – i pari i përzgjedhur), ndërsa përparësi do të kenë fëmijët që janë banorë të Komunës së Çairit.
Ky program realizohet në përputhje me kapacitetet e pishinës dhe është konceptuar si pjesë e aktiviteteve të edukimit fizik. Për këtë arsye, nga muaji shtator do të vazhdojë me cikle të reja në kuadër të programit mësimor të edukatës fizike, ndërsa Komuna e Çairit do të organizojë edhe aktivitete të tjera të ngjashme sportive dhe rekreative për fëmijët.
Falënderojmë të gjithë prindërit për interesimin dhe besimin e treguar ndaj këtij programi.
SHPALLJEMËSIM FALAS I NOTIT PËR FËMIJËT
Komuna e Çairit njofton organizimin e Javës së Mësimit të Notit për Fëmijët, e cila do të fillojë më 15 gusht. Programi ka për qëllim mësimin e teknikave bazë të notit dhe zhvillohet pa pagesë për të gjithë pjesëmarrësit.
Programi është i dedikuar për fëmijët e grupmoshave:
Grupet do të jenë të përziera (vajza dhe djem), ndërsa numri maksimal i pjesëmarrësve është 30 fëmijë në një orë mësimore.
Çdo pjesëmarrës duhet të sigurojë vetë pajisjet e nevojshme për ndjekjen e mësimit:
Mësimi do të zhvillohet nga dy instruktorë të notit, nën mbikëqyrjen e katër profesorëve të Universitetit “Nënë Tereza” (UNT).
Prindërit dhe kujdestarët ftohen t’i regjistrojnë fëmijët në kohë, pasi numri i vendeve është i kufizuar.
Fillimi i programit: 15 gusht
Mësimi i notit është falas.