KRYETARI I KËSHILLIT
MUHAMET MURTEZI
Muhamet Murtezi është i lindur më 4 prill 1966, në Shkup, Komuna e Çairit. Shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Studimet deridiplomike i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa masterin në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin Filozofik, Drejtimi ‘Studime Evropiane për Integrim’. Që nga viti 1991 ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, duke kontribuar në fusha e lëmi të ndryshme. Mes tjerash: - Kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë (2004-2006, 2010-2012) - Kryetar i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (2010-2018) - Kryeredaktor i revistës kulturore shkencore VEPRA (1998-2011) - Kryeredaktor i revistës ndërkombëtare shkencore CENTRUM (2013-2018) - Bashkëthemelues dhe Drejtor i Shtëpisë Botuese “Furkan ISM” Pjesëmarrës, ligjërues e trajnues në një sërë debate, seminare, simpoziume e trajnime të fushave të ndryshme, në lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut, arsimin dhe edukimin cilësor, zhvillimin e resursve njerëzore, rëndësinë dhe vlerën e familjes, funksionimin dhe rolin e sektorit civil në zhvillimin e shoqërisë dhe në shumë lëmi të tjera me interes të përgjithshëm. Në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2025 është kyçur për herë të parë në veprimtarinë politike, edhe atë si bartës i listës së këshilltarëve të VLEN për Komunën e Çairit. Pas fitores së 19 tetorit dhe konstituimit të Këshillit të Komunës, në mbledhjen e parë konstituive të Këshillit komunal zgjidhet edhe Kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit në mandatin 2025-2029.