Telefoni
Shkolla fillore për të rriturit ” A.S Makerenko ” është institucion i vetëm me veprimtari kryesore për arsimimin e të rriturve në Shkup dhe Maqedoni. E vendosur në veri-lindje të qytetit të Shkupit në komunën e Çairit në rrugën John Kennedy nr.32.
Komuna Çair është e vendosur në pjesën veriore të qytetit të Shkupit, kufizohet në jug me komunën Qendër, në perëndim me komunën e Karposhit, në lindje me komunën e Gazi Babës dhe në veri me komunën e Shuto Orizarë dhe Butel.
Sipas statistikave të 2002 në komunë jetojnë 64 773 banorë. Nga këto 35 921 Shqiptarë ose 57%, Maqedon 19 628 ose 24,13%, turq 4.500 ose 6,95%, romë 3.083 ose 4,76%, boshnjakët në 2950 ose 4,55% dhe të tjera 1.691 ose 2,61%. Pa shkollë janë 2.576 banorë ose 5,22%, dhe me shkollë të paplotë 4933 ose 10%.
Shkolla ka një traditë të pasur dhe ka më shumë se 50 vite që funksionon. Së pari nga viti 1963-1972 ka pasur emrin Koco Racin, dhe nga v.1973 mori emrin aktual ‘A.S.Makarenko’.
Punon si një shkollë qendrore me shumë qendra rajonale në qytet dhe rrethinën e saj, apo kudo ku ka vizitorë të interesuar të cilët nuk kanë formuar një arsim fillor. Numri i vizitorëve dhe orari i qendrave rajonale me kalimin e viteve ka ndryshuar në varësi të nevojave të vizitorëve dhe ndryshimeve sociale. Mësimi zhvillohet në gjuhën maqedone dhe gjuhën shqipe.
Shkolla të gjithë vizitorëve të interesuar ju mundëson plotësimin dhe përfundimin e arsimit fillor, për të vazhduar më tej studimet e tyre në shkollat e mesme.
- Emri i shkollës: SHFK ANTON SEMJONOVIÇ MAKARENKO
- Adresa: Xhon Kenedi nr.32, Shkup 1000 RMV
- Drejtor: Gylten Kaloshi
- Telefon zyrtar: +389 2 622 478
- E-mail elektronike: a.s.makarenko@hotmail.com
- Verifikimi – nr.i aktit: 10-1084/3
- Viti i verifikimit: 12.04.1995
- Gjuha mësimore: Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Maqedone
- Viti i ndërtimit: 1980
- Lloji i ndërtimit: Ndërtim I fortë
- Sipërfaqja e objektit: 500 m2
- Sipërfaqja e oborrit të shkollës: 500 m2
- Sipërfaqja e tereneve dhe sallave sportive: -
- Shkolla punon në ndrrime: 2 ndrime
- Mënyra e ngrohjes së shkollës: Me drunjë
- Numri i klasave: 1-9
- Numri i paraleleve: 28
- Numri i kuadrit arsimor: 30
- Numri i nxënësve: 348