RREGULLORE PËR PUNËN E KËSHILLIT TË KOMUNËS ÇAIR

Në bazë të nenit 26 paragrafi 1, pika 2 nga Statuti i Komunës Çair (“Fleta zyrtare e Komunës së Çairit” nr.10/17), Vendim për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për punën e Këshillit të Komunës së Çairit (“Fleta zyrtare e Komunës së Çairit” nr.03/2021), dhe Konkluzionin e Këshillit të Komunës Çair numër 08-608/6 nga mbledhja e 53-të e Këshillit të Komunës Çair e mbajtur me 11.03.2021, Komisioni për Rregullativë të Këshillit të Komunës së Çairit në mbledhjen e saj të rregullt të 45-të e mbajtur me 14.04.2021 pregaditi

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Me këtë Rregullore për së afërmi rregullohen çështje të caktuara lidhur me organizimin dhe mënyrën e punës të Këshillit të Komunës së Çairit (në tekstin e mëtutjeshëm: Këshilli) dhe atë: konstituimi, gjegjësisht verifikimi i mandatit të anëtarëve të Këshillit, të drejtat e obligimet e anëtarëve të Këshillit, të drejtat dhe obligimet e kryetarit të Këshillit, puna e Këshillit dhe komisionet e tij, të drejtat dhe obligimet e Këshillit Rinorë, programimin e punës së Këshillit, publikimi në punën e Këshillit dhe komisioneve të tij, aktet e Këshillit, sjellja e akteve në kompetencë të Këshillit, shqyrtimi i raporteve, analizave dhe materialeve tjera, dhënie e pajtueshmërisë statutit dhe llogarive vjetore, raporti i Këshillit me Kryetarin e Komunës, marrëdhëniet e Këshillit me shërbimet publike, marrëdhëniet e Këshillit me këshillat e komunave tjera, kryerja e punëve profesionale për nevojat e Këshillit, ndryshimet e rregullores, si dhe çështje tjera me rëndësi për punën e Këshillit.

Neni 2
Puna e Këshillit, komisioneve të përhershme dhe të përkohshme është publike, përveç në raste të caktuara me ligj, Statutin e Komunës së Çairit (në tekstin e mëtutjeshëm: Statut) dhe me këtë rregullore
Me përjashtim Këshilli, komisionet e përhershme dhe të përkohshme mundet të vendosin të punojnë pa prezencë të publikut, në pajtueshmëri me ligj, Statutin e Komunës së Çairit dhe këtë Rregullore.
Vendimin nga paragrafi 2 i këtij nenit Këshilli, gjegjësisht komisionet e sjellin me shumicën e dy të tretave nga numrit i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit, gjegjësisht të komisionit përkatës.

Neni 3
Në punën e Këshillit, komisionet e përhershme dhe të përkohshme, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik, gjuha shqipe dhe shkrimi i saj latin dhe gjuha turke dhe shkrimi i saj.
Këshilli mundet, në pajtim me ligjin, të sjellë vendim në Komunën e Çairit të përdoret edhe gjuha të cilën e shfrytëzojnë qytetarët të cilët janë të përfaqësuar më pak se 20% nga numri i përgjithshëm i banorëve të Komunës së Çairit.

Neni 4
Këshilli vendos me votim publik.
Këshilli me propozim të anëtarit të vet të përkrahur nga 10 anëtarë të Këshillit mund të vendos me votim të fshehtë.
Vendimi që të votohet fshehurazi vlerësohet i miratuar nëse për të kanë votuar shumica e anëtarëve të Këshillit të pranishëm në mbledhje.

II. KONSTUTIIMI I KËSHILLIT 

Neni 5
Konstituimi i Këshillit bëhet në mbledhjen e parë të saj, e cila caktohet dhe mbahet në mënyrë të paraparë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Në mbledhjen konstituive të Këshillit bëhet verifikimi i mandatit të anëtarëve të zgjedhur të Këshillit dhe zgjidhet kryetar i Këshillit.
Me mbledhjen konstitutive kryeson anëtari më i moshuar i Këshillit.
Kryesuesi i mbledhjes konstituive e lexon listën e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit dhe pas konstatimit të prezencës së shumicës nga anëtarët e zgjedhur të Këshillit, me propozim të tij, me shumicën e votave nga anëtarët e pranishëm të Këshillit zgjidhet Komisioni për verifikim dhe çështje të mandateve prej 5 (pesë) anëtarësh.

Neni 6
Komisioni për verifikim dhe çështje të mandateve zgjidhet nga radhët e personave të cilët nga Komisioni zgjedhor i Komunës së Çairit kanë marrë vërtetime për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit në zgjedhjet e fundit lokale.

Neni 7
Komisioni për verifikim dhe çështje të mandateve në bazë të raportit të Komisionit zgjedhor të Komunës së Çairit, bën kontrollimin e vërtetimeve të të dhënave, sipas nevojës bën kontroll të identitetit të personave të cilëve iu ka dhënë vërtetimet, vërteton se ata a janë prezent në mbledhje dhe i dorëzon raport Këshillit me propozim se cilëve anëtarë të Këshillit duhet të ju verifikohet mandati.
Propozimi për verifikimin e mandatit të anëtarëve prezent të Këshillit miratohet me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Neni 8
Komisioni për verifikim dhe çështje të mandateve mundet të propozojë prolongim të verifikimit të mandatit të anëtarit të caktuar prezent në mbledhje të Këshilli, për shkak të asaj se:

  • Saktësisht nuk mund ta përcaktojë identitetin e tij (emri dhe mbiemri i njëjtë me persona tjerë);
  • Ekzistojnë indikacione te funkcionit për papajtueshmëri të funksionit (është i punësuar në administratën komunale ose ka ndërmarrë funksion ose kompetencë e cila me ligj është përcaktuar si jo e pajtueshme me funksionin anëtarë i Këshillit);
  • Ekziston pamundësi faktike për verifikimin e mandatit nën kushte të caktuara me ligj (ndërprerja e banimit në Komunën e Çairit, aktgjykim i plotfuqishëm për vepër penale ose është sjellë aktvendim për marrje të aftësisë vepruese .

Neni 9 
Këshilli me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve vendosë për propozim të Komisionit për verifikim dhe çështje të mandateve për prolongim të verifikimit të mandatit të anëtarit të Këshillit
Nëse ka propozime për prolongim të verifikimit të mandatit të më tepër anëtarëve të Këshillit, për secilin propozim Këshilli voton veças.
Nëse propozimi për prolongim të verifikimit të mandatit nuk e fiton shumicën e nevojshme llogaritet se Këshilli, e ka verifikuar mandatin e anëtarit të Këshillit, prolongim i së cilit është kërkuar.
Anëtari i Këshillit mandati i të cilit është kontestues ose verifikimi i të cilit është prolonguar, ka të drejtë të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit dhe të merr pjesë në punën, pa të drejtë vote.
Prolongimi i verifikimit të mandatit të anëtarit të Këshillit nuk mund të bëhet më gjatë se 2 muaj.

Neni 10
Verifikimi i mandateve të anëtarëve të Këshillit të cilët nuk kanë qenë prezent në mbledhjen e parë të Këshillit, si dhe i atyre të cilët janë zgjedhur në zgjedhjet për zëvendësim, e bën Këshilli në mbledhjen e parë në të cilën do te marrin pjesë.

Neni 11
Pas verifikimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit, Këshilli aderon drejt zgjedhjes së kryetarit të Këshillit në pajtueshmëri me Statutin e Komunës së Çairit dhe këtë Rregullore.
Kryetari i Këshillit zgjidhet nga radhët e anëtarëve të Këshillit, me votim publik.
Zgjedhja e kryetarit mund të bëhet me votim të fshehtë, në qoftë se për këtë vendos shumica e anëtarëve prezent të Këshillit.

Neni 12
Këshilli e zgjedh kryetarin e Këshillit, me votim publik, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Neni 13
Nëse propozohen më tepër kandidatë për kryetar të Këshillit, është zgjedhur kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.
Nëse, gjatë votimit, dikush nga kandidatët, e fiton shumicën e nevojshme, nuk votohet për propozime tjera.

Neni 14
Kryesuesi i mbledhjes së Këshillit i thërret anëtarët e Këshillit të prononcohen “për” propozimin, pa thirrje të prononcohen “kundër” gjegjësisht “të përmbajtur”.
Anëtari i Këshillit në procedurën për zgjedhje të kryetarit të Këshillit me votim publik ka të drejtë të përcaktojë, gjegjësisht të votojë “për” vetëm për një nga kandidatët.

Neni 15
Nëse në rrethin e parë asnjë nga kandidatët për kryetar të Këshillit nuk e ka fituar shumicën e nevojshme të votave, aderohet drejt rrethit të dytë të votimit për dy kandidat të cilët në rrethin e parë kanë fituar numër më të madh votash.

Neni 16
Nëse në rrethin e parë më shumë kandidatë kanë fituar numër të njëjtë votash, për shkak të së cilës nuk mundet të përcaktohen dy kandidatë që kanë numër më të madh votash, votimi përsëritet vetëm për kandidatët që kanë numër të njëjtë votash, me qëllim që të përcaktohen dy kandidatë për të cilët do të votohet në rrethin e dytë

Neni 17
Në rrethin e dytë të votimit për i zgjedhur llogaritet kandidati i cili ka fituar më shumë vota.

Neni 18
Zgjedhja e kryetarit të Këshillit mundet të kryhet me votë të fshehtë. Nëse për propozim të këtillë të anëtarit të Këshillit vendos Këshilli me shumicë votash nga anëtarët prezent të Këshillit.
Votimi i fshehur bëhet me fletëza votimi.
Me votim të fshehtë udhëheq Komisioni që e zgjedh Këshilli.
Komisioni përbëhet prej 5 anëtarëve.
Komisioni nga përbërja e tij zgjedh kryetarin e Komisionit.

Neni 19
Në fletëzën e votimit shënohen emrat e personave të propozuar për zgjedhje dhe atë sipas radhës së propozimeve të dorëzuara.
Në votim për zgjedhje para emrit të kandidatit vihet numri rendor.

Neni 20
Fletëzat e votimit patjetër të jenë me madhësi, ngjyrë dhe formë të njëjtë.
Në fletëzën e votimit vihet numri rendor, në pajtueshmëri me numrin e anëtarëve të Këshillit dhe vulën e Komunës së Çairit.

Neni 21
Secili anëtarë prezent i Këshillit merr nga një fletëze votimi.
Qëkur do të vërtetohet se të gjithë anëtarët prezent të Këshillit kanë marrë nga një fletëz votimi, kryesuesi do ta japë sqarimin e duhur për mënyrën e votimit dhe do ta përcaktojë kohën e nevojshme për votim e cila nuk mundet të jetë më e gjatë se 30 minuta.
Pas skadimit të kohës së caktuar, kryesuesi e thërret komisionin të aderojë drejt numërimit të votave.
Komisioni është i obliguar që Këshillit t’i dorëzojë raport më së voni në afat prej 90 minuta pas mbarimit të votimit të fshehtë.

Neni 22
Anëtari i Këshillit e lëshon fletëzën e votimit në kutinë e vendosur të votimit, në mënyrë e cila siguron fshehtësi të votës së dhënë.

Neni 23
Gjatë votimit për zgjedhje, anëtari i Këshillit voton me rrethim të numrit rendor para emrit dhe mbiemrit të kandidatit për të cilin ka votuar.
Fletëza votuese nga e cila nuk mundet qartë të përcaktohet për cilin është votuar (janë rrethuar më tepër kandidat, fletëza është përdredhur, shkarravitur, e shqyer ose e pa plotësuar) llogaritet e pavlefshme.

Neni 24
Pas votimit të të gjithë anëtarëve prezent të Këshillit dhe qëkur kryetari do të shpallë se votimi ka përfunduar, kalohet në verifikimin e rezultateve nga votimi.
Rezultatet nga votimi verifikohen në bazë të fletëzave të dorëzuara të votimit.

Neni 25
Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të fletëzave të votimit, kryetari i Komisionit do ta shpallë rezultatin e votimit dhe do të kumtojë gjithsej sa anëtarë të Këshillit kanë marrë fletëza të votimit, sa kanë votuar dhe sa vota ka fituar secili nga kandidatët.

Neni 26
Në bazë të raportit të Komisionit, kryesuesi do të konstatojë cili nga kandidatët është zgjedhur për Kryetar të Këshillit.

Neni 27
Nëse, asnjëri nga kandidatët nuk është zgjedhur për Kryetar të Këshillit në rrethin e parë të votimit, gjegjësisht nuk e ka fituar shumicën e nevojshme nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit, kryesuesi do të konstatojë për cilët dy kandidatë, të cilët kanë fituar numër më të madh votash në rrethin e parë të votimit, do të votohet në rrethin e dytë.
Nëse në rrethin e parë më tepër kandidatë kanë fituar numër të njëjtë votash, për shkak të së cilës nuk mund të përcaktohen dy kandidatë të cilët kanë numër më të madh votash, votimi përsëritet vetëm për kandidatët të cilët kanë numër të njëjtë votash, me qëllim që të përcaktohen dy kandidatë për të cilët do të votohet në rrethin e dytë.

Neni 28
Në procedurën dhe mënyrën e votimit në rrethin e dytë, me dy kandidatë, përkatësisht zbatohen dispozitat nga kjo rregullore të cilët bëjnë fjalë për votimin e rrethit të parë.

Neni 29
Në rrethin e dytë të votimit për i zgjedhur llogaritet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Neni 30
Shkarkimi i Kryetarit të Këshillit, kryhet në mënyrë të përcaktuar me Statutin, ndërsa votimi realizohet me zbatim përkatës të dispozitave të kësaj rregullore për zgjedhje të Kryetarit të Këshillit me votim publik ose të fshehur.

Neni 31
Me zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit, Mbledhja konstitujive e Këshillit të Komunës së Çairit llogaritet si e përfunduar.

III. TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E ANËTARËVE

1. Dispozitat e përbashkëta

Neni 32
Anëtari i këshillit i gëzon të drejtat dhe obligimet të përcaktuara me ligj, Statutin dhe këtë Rregullore.

Neni 33
Për shkak të kryerjes së detyrës së tij, anëtari i Këshillit ka të drejtë nga Kryetari i Komunës, Administrata e Komunës , shërbimet publike të themeluara nga Komuna e Çairit dhe nga institucionet tjera, të kërkon të dhëna të cilat i janë të nevojshme për punën e tij në Këshill.

Neni 34
Administrata komunale dhe organet administrative të shërbimeve publike të themeluara nga Komuna e Çairit, janë të detyruar anëtarit të Këshillit ti:
Japin ndihmë profesionale në përpilimin e propozimeve që ata ia dorëzojnë Këshillit, gjegjësisht komisioneve, në parashtrimin e pyetjeve të këshilltarëve dhe në kryerjen e punëve tjera të cilat ia ka besuar Këshilli, gjegjësisht trupi punues;

  • T’i sigurojë dokumentacion plotësues i cili është i nevojshëm për punën e tyre;
  • Tu japë sqarime profesionale dhe sqarime për problemet në të cilat ata punojnë;
  • Të kujdesen për sigurimin e kushteve teknike për punën e tyre.

Neni 35
Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë që t’i shfrytëzojnë lokalet e Komunës së Çairit për realizimin e të drejtave dhe detyrave të tyre.

2. Prezenca në mbledhje dhe marrja pjesë në punën e Këshillit dhe në Komisionet e përhershme dhe të përkohshme.

Neni 36
Anëtari i Këshillit ka të drejtë dhe obligim të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit, komisionet e përhershme dhe të përkohshme në të cilat është anëtarë dhe të merr pjesë në punën dhe vendimmarrjen.

Neni 37
Anëtari i Këshillit ka të drejtë të marrë pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve në të cilët nuk është anëtarë, si dhe të drejtë pjesëmarrje në punën e tyre, por pa të drejtë te votimit.

Neni 38
Për prezencë në mbledhjet e Këshillit dhe të komisioneve në të cilat janë anëtarë, për anëtarët e Këshillit mbahet evidencë për prezencë.
Për pengesë prezence në mbledhjen e Këshillit dhe të komisioneve, këshilltari është i obliguar joprezencën e tij ta paraqesë tek Kryetari i Këshillit ose Administrata komunale e cila është e obliguar ta njoftojë Kryetarin e Këshillit të Komunës së Çairit.
Për mungesën e paarsyeshme në mbledhje të Këshillit dhe të komisioneve, Këshilltarëve nuk u paguhet kompensim për prezencë në mbledhje dhe shpenzime rrugore dhe ditore.
Evidencën e mban Administrata komunale, ndërsa e vërteton Kryetari i Këshillit.

Neni 39
Kur anëtari i Këshillit tre herë me radhë mungon nga mbledhja e Këshillit, ndërsa nuk e ka arsyetuar mungesën e tij, Kryetari i Këshillit ngre iniciativë para Komisionit për verifikim dhe çështje të mandateve me qëllim që ti përcaktojë shkaqet e mungesës dhe të vërtetojë ekzistimin e kushte ligjore për marrje të mandatit të anëtarit të Këshillit ose për shkarkimin e anëtarit të Këshillit nga komisionet në të cilat është anëtarë.

3. Ngritja e iniciativës dhe dorëzimi i propozimeve

Neni 40
Anëtari i Këshillit ka të drejtë në mbledhjet e Këshillit:

  • Të propozojë zgjedhje dhe shkarkim të Kryetarit të Këshillit, kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve dhe trupave të veçanta të Komunës së Çairit, anëtarëve të organeve të administrimit të shërbimeve publike të themeluara nga Komuna e Çairit që Këshilli i zgjedh gjegjësisht emëron, në mënyrë dhe kushte të përcaktuara me ligj, Statut dhe këtë Rregullore;
  • Ti prezanton propozimet dhe mendimet e qytetarëve dhe ti propozon Këshillit ndërmarrje të qëndrimeve për ato propozime dhe mendime;
  • Të jep iniciativa për sjellje të dispozitave në kompetencë të Këshillit, si dhe të dorëzojë amendamente të propozimeve të dispozitave;
  • Të dorëzojë kërkesë për dhënie të autencitetit dhe interpretimit të dispozitave;
  • Të iniciojë shpallje të referendumit për zgjedhje të çështjes me interes për Komunën e Çairit, si dhe për sqarim paraprak të qytetarëve për propozime të veçanta të vendimeve ose për vërtetimin e tyre;
  • Të propozojë shqyrtim të çështjeve, dukurive dhe gjendjeve, në kompetencë të Komunës së Çairit të cilat janë me rëndësi për veprimtari të caktuar, si dhe me rëndësi për qytetarët;
  • Të propozojë debatim të çështjeve të cilat i përkasin punës së kryetarit të Komunës.
  • Të propozojë shqyrtim të çështjeve të cilat i përkasin realizimit të mbikëqyrjes mbi kryerjen e punëve në kompetencë të Komunës së Çairit.
  • Të propozojë shqyrtim të çështjeve në lidhje me gjendjen në veprimtaritë për të cilat Komuna e Çairit ka themeluar shërbime publike, si dhe çështje në lidhje me mbikëqyrjen mbi punën e tyre;
  • Të propozojë realizim të anketave me çështje në kompetencë të Këshillit dhe
  • Të iniciojë dhe të propozojë shqyrtim të çështjeve tjera të përcaktuar me ligj dhe Statutin e Komunës së Çairit.

4. Parashtrim i pyetjeve të këshilltarëve

Neni 41
Anëtari i Këshillit ka të drejtë kryetarit të Komunës dhe organeve udhëheqëse, gjegjësisht anëtarëve të organeve të administrimit të shërbimeve publike të themeluara nga Komuna e Çairit, ti parashtrojë pyetje (pyetje të këshilltarëve) që i përkasin punës së tyre ose punës në kompetencë të tyre, gjegjësisht në kompetencë të organeve dhe shërbimeve.
Pyetja duhet të jetë e shkurtër dhe precize, gjatë së cilës anëtari i Këshillit duhet të caktojë kujt i është drejtuar pyetja.
Drejt parashtrimit të pyetjes anëtari i Këshillit mund të jep edhe arsyetim lidhur me të njëjtën, në kohëzgjatje deri në 5 minuta.

Neni 42
Pyetja mund të parashtrohet gojarisht në mbledhje të Këshillit, gjegjësisht me shkrim ndërmjet dy mbledhjeve.
Parashtrimi me gojë i pyetjes sipas rregullës përgjigjet në mbledhjen në të cilën është bëtë pyetja, nëse janë prezent personi të cilit i është drejtuar ose përfaqësuesi i institucionit për të cilin bëhet fjalë.
Nëse në pyetjen e parashtruar nuk mundet të jepet përgjigje e plotë në atë mbledhje ose nëse mungojnë personi të cilit i është drejtuar pyetja ose përfaqësuesi i institucionit të cilës ajo i përket, përgjigja e plotë do të jepet me shkrim ose gojarisht në mbledhjen e ardhshme të Këshillit.

Anëtari i Këshillit mund të kërkojë pyetjes së parashtruar t’i përgjigjet me shkrim.

Neni 43
Pyetjes së parashtruar deri te kryetari i Komunës, përgjigje jep Kryetari i Komunës ose personi i autorizuar.
Kur përgjigjen e jep personi i autorizuar nga ana e Kryetarit të Komunës, llogaritet se përgjigjen e ka dhënë Kryetari i Komunës.

Neni 44
Pas pranimit të përgjigjes, anëtari i Këshillit i cili e ka parashtruar pyetjen mund të parashtrojë edhe pyetje shtesë.

Neni 45
Nëse anëtari i Këshillit nuk është i kënaqur nga marrja e përgjigjes, mundet që t’i propozojë Këshillit ose Kryetarit të Komunës që ti t’i shkarkojë personat udhëheqës dhe bartësit e funksioneve, të cilët i vlerëson si përgjegjës për gjendjet për të cilët nuk është i kënaqur.
Për propozimin nga paragrafi 1 i këtij neni, organet e Komunës së Çairit vendosin në korniza të kompetencës së tyre.

5. Ruajtja e sekretit

Neni 46
Anëtari i Këshillit është i detyruar të ruajë sekret.
Si sekret llogariten të dhëna të cilat anëtari i Këshillit do ti kuptojë në mbledhjen e Këshillit ose Komisioneve, në lidhje me çështjet për të cilat në mbledhje debatohet pa prezencë të publikut
Për sekret llogariten edhe të gjitha materialet që i drejtohen Këshillit dhe Komisioneve, e të cilat janë emëruar si të tillë.
Me materialet të cilët llogariten si sekrete veprohet në pajtueshmëri me vërejtjen – udhëzimin për manipulim dhe ruajtje të materialeve, që përcillet baras me materialet e tilla.

6. Konflikt i interesave të anëtarëve të këshillit.

Neni 47
Anëtari i Këshillit nuk mundet të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes për çështjet në të cilën ai ose bashkëshorti i tij, fëmijë ose farefis deri në shkallë të dytë të linjës anësore ka interes financiar ose interes tjetër personal.
Anëtari i Këshillit është i detyruar që ta informojë Këshillin për çështje për të cilat ai ka interes financiar ose tjetër personal.
Anëtari i Këshillit, nuk mund të jetë i punësuar në administratën komunale.
Me ditën e punësimit në pajtueshmëri me nenin 3 të këtij neni do të llogaritet se anëtari i Këshillit ka dhënë dorëheqje
Anëtari i Këshillit i punësuar në shërbimet publike të cilat i ka themeluar Komuna, nuk mundet të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes për çështjet të cilët i përkasin shërbimit publik në të cilin është punësuar.

7. Ndërprerja dhe marrja e mandatit të anëtarit të Këshillit

Neni 48
Anëtarit të Këshillit i ndërpritet mandati në raste të caktuara me ligj.

Neni 49
Anëtari i Këshillit ka të drejtë të japë dorëheqje me shkrim dhe ta arsyetojë.

Dorëheqjen me shkrim, anëtari i Këshillit, e dorëzon nëpërmjet arkivit të Komunës deri te Kryetari i Këshillit.

Dorëheqja e dorëzuar nga ana e arkivës dorëzohet deri te Kryetari i Këshillit, i cili e përcjell deri te anëtarët e Këshillit.

Dorëheqja mundet gojarisht të parashtrohet dhe arsyetohet në mbledhjen e Këshillit.

Pas parashtrimit të dorëheqjes, Këshilli në të njëjtën mbledhje,аpo mbledhjen e parë të rradhës pa debatim, konstaton ndërprerje të mandatin të anëtarit të Këshillit.

Neni 50
Anëtarit të Këshillit i ndërpritet mandati kur do të punësohet në Administratën komunale, si dhe kur ka ndërmarrë funksion, gjegjësisht shërbim i cili, sipas ligjit, është në jo pajtueshmeri me kryerjen e funksionit anëtarë i Këshillit.

Për ndodhjen e rastit të mospajtueshmërisë, anëtari i Këshillit është i detyruar menjëherë ta lajmërojë Kryetarin e Këshillit.

Neni 51
Anëtarit të Këshillit mund t’i merret mandati në qoftë se tre herë një pas një pa arsye ka munguar në seancën e Këshillit, në qoftë se përcaktohet mungesë e paarsyeshme.

Neni 52
Kryetari i Këshillit është i obliguar ta njofton Komisionin për verifikim dhe çështje mandatore ta inkorporon në propozim të rendit të ditës në seancën e ardhshme të Këshillit çdo rast që me vete tërheq ndërprerjen e mandatit të ndonjë anëtarit të Këshillit.

Komisionin për verifikim dhe çështje mandatore, është e obliguar që Këshilli të dorëzon raport dhe propozim për shkak të konstatimit të ndërprerjes së mandati ose sjellja e Vendimit për marrjen e mandatit të anëtarit të Këshillit
Këshilli do të prononcohet në lidhje me mandatin e anëtarit të Këshillit edhe nëse Komisionin për verifikim dhe çështje mandatore, nuk dorëzon raport dhe nuk jep propozim në lidhje me gjendjen e krijuar.

Neni 53
Kryetari i Këshillit e lajmëron Komisionin zgjedhor të Komunës së Çairit, për ndërprerjen e përcaktuar ose marrjen e mandati të anëtarit të Këshillit, me kërkesë për dhënien e certifikatës për zgjedhje të anëtarit të Këshillit nga lista e propozuesit nga e cila ka qenë i zgjedhur anëtari i Këshillit të cili i është ndërprerë, ose i është marrë mandati.

IV. KRYETARI I KËSHILLIT

1. Të drejtat dhe detyrat e kryetarit të Këshillit

Neni 54
Kryetari i Këshillit e përfaqëson Këshillin dhe kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj, Statuti i Komunës së Çairit dhe këtë Rregullore, a veçanërisht:

  • I thërret dhe i udhëheq seancat e Këshillit,
  • Propozon rend dite për seancat e Këshillit,
  • Kujdeset për organizimin dhe punën e Këshillit,
  • I nënshkruan vendimet dhe aktet e Këshillit dhe i dorëzon te Kryetari i Komunës për shpalljen e tyre,
  • Jep iniciativë për shqyrtimin çështje të veçanta nga fushëveprimi i Këshillit dhe komisioneve dhe kujdeset për përputhjen e punëve të tyre,
  • E nxit dhe ndihmon bashkëpunimin e ndërsjellët, bashkëpunimin e komisioneve të Këshillit dhe kujdeset për bashkëpunim me organet e tjera,
  • I cakton seancat e komisioneve kur në kërkesë të anëtarëve të komisionit seancën nuk do ta caktojnë Kryetari i Komisionit,
  • Kujdeset për zbatimin e Rregullores për punët të Këshillit,
  • I interpreton dispozitat Rregullores për punët e Këshillit,
  • Kryen edhe punë të tjera të përcaktuar me ligj, Statut dhe me ketë Rregullore.

Neni 55
Kryetari i Këshillit ka të drejtë që të merr pjesë në punën e Komisioneve të Këshillit dhe të propozon që të shqyrtohen çështje nga kompetenca e tyre.

Neni 56 
Kryetari i Këshillit mund që për shkak të organizimit të punës të Këshillit të formon trup koordinues i cili:

  • E planifikon dinamikën e seancave të Këshillit në varësi nga rëndësia, natyra dhe koha e dorëzimit të propozimit të akteve dhe materiale të ndryshme;
  • Inicion propozim të rendit të ditës dhe mbajtja e seancave të Këshillit.

Trupin koordinues përbëhet nga një anëtar nga lista zgjedhore e anëtarëve të Këshillit që kanë marrë mandat në zgjedhjet e mbajtura Lokale për Komunën e Çairit.

Anëtarë e trupit koordinues mund të kenë zëvendës të cilët do të marrin pjesë në punën e trupit koordinues në rast të pengesës së tyre per pjesëmarrje në mbledhje.

Në punën e trupit koordinues mund të mer pjesë edhe kryetari ose nënkryetari i Këshillit Rinorë pran Komunës Çair.

V. PUNA E KËSHILLIT

1. Thirrja e seancave


Neni 57

Seancat i thërret Kryetari i Këshillit me vetë iniciativë.

Seancat e Këshillit, në pajtim me ligjin, mund të thërritet në kërkesë të Kryetarit të Komunës , si dhe në kërkesë të më së paku ¼ nga anëtarët e Këshillit në afat prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit të kërkesës.

Në qoftë se Kryetari i Këshillit nuk e cakton seancën në kërkesë të anëtarëve të Këshillit, seancën mund ta thërret dorëzuesi i kërkesës, ta propozon rendin e ditës të seancës, ndërsa me seancën të udhëheq kryesuesi që do ta zgjedh Këshilli për atë seancë.

Në raste të gjendejes së jashtëzakonshme, gjendjes së krizës ,epidemisë kur Këshilli objektivisht buk mund të takohet ose për një sjellje të tillë egziston rezik,mbledhjet e Këshillit caktohen dhe mbahen përmes platformës elektronike (konferenciale ).

Neni 58
Ftesë për seancë të Këshillit u dorëzohet të gjithëve anëtarëve të Këshillit, më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës.
Së bashku me ftesën, anëtarëve të Këshilli u dorëzohet propozim i rendit të ditës dhe material përkatës për çështjet që propozohen në rendin e ditës.
Më përjashtim, në raste urgjente të përcaktuara me Statut, Kryetari i Këshillit mund të thirr seancë urgjente dhe në afat më të shkurt se 7 ditë.
Së bashku me ftesën për seancë urgjente, anëtarëve të Këshillit ju dorëzohet edhe rendi i ditës.
Këshilli nuk mund ta ndryshon rendin e ditës për seancën urgjente.
Para se të fillon seancave urgjente, Këshilli voton për arsyeshmërinë e seancës urgjente.
Në qoftë se Këshilloi nuk e votonarsyeshmëria e seancës urgjente, seanca nuk do të mbahet.

2. Rendi i Ditës

Neni 59
Pika e parë e rendit të ditës është miratimi i rocesverbalit nga seanca e kaluar të këshillit.
Rendi i ditës në seancë përcaktohet në propozim të Kryetarit të Këshillit në fillim të seancës, me shumicën e votave nga anëtarët prezent të Këshillit.

Neni 60
Çdo anëtarë i Këshillit mund në seancë të propozon:

  • Renditja e pikave të propozimit të rendit të ditës të ndryshon;
  • Ndonjë pikë e rendit të propozuar të heq nga rendi i ditës;
  • Rendi i ditës të plotësohet me pika të reja, për të cilat mendon se kanë nevojë për debat për të, me çka është i obliguar që ta arsyeton urgjencën e propozimit.

Kryetari i Komunës mund të propozon plotësim të rendit të ditës në seancën me çka është i detyruar ai ose përfaqësuesi i tij ta arsyeton urgjencën e propozimit.

Këshilli me shumicë vota nga anëtarët e prezent vendos, pa debat, në veçanti për çdo propozim për ndryshimin dhe plotësimin e rendit të ditës .

Në qoftë se është pranuar propozimin për heqjen e ndonjë pike të propozuar nga rendi i ditës, nuk mund që të kërkohet që ajo përsërit të jetë e inkorporuar në rendin e ditës gjatë seancës se njëjtë .

 

3. Kryesimi dhe pjesëmarrja

Neni 61
Me seancat e Këshillit kryeson kryetari i Këshillit.

Në punën e seancave të Këshillit, pa të drejtë të vendosjes mund të marrin edhe përfaqësuesit e ftuar të shërbimeve publike.

Në punën e Këshillit marin pjesë edhe anëtarët e Këshillit Rinorë pran Komunës Çair pa të drejtë vote.

Neni 62
Në seancën e Këshillit askush nuk mund të flas para se të kërkon ose të merr fjalë nga ana e Kryetarit të Këshillit.

Paraqitja për fjalë është personale prej momentit që do të fillon debati për pikën e rendit të ditës dhe mund të kërkohet deri në mbarimin e saj.

Neni 63
Anëtari i Këshillit flet nga foltorja ose nga vendi i tij në qoftë se ka kushte teknike që të gjithë të pranishmit ta dëgjojnë prezantimin e tij.

Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë të flasin në gjuhët zyrtare të Komunës së Çairit.

Gjatë rrjedhjes së punës së Këshillit, sigurohet përkthim të gjuhëve zyrtare të Komunës së Çairit që të mund të përcjelljen prezantimet.

Neni 64
Kryetari kujdeset qe anëtari i Këshillit ta merr fjalën, si dhe mos të pengohet gjatë fjalimit të tij.

Vetëm Kryetari sipas nevojës mund anëtarin e

Këshillit ta paralajmëron ose ta ndërpret gjatë fjalimit.

Neni 65
Kryetari ju jep fjalë anëtarëve të Këshillit sipas rendit që ata janë paraqitur.

Kryetari menjëherë do t’i japë fjalë anëtarit të

Këshillit i cili dëshiron të merr fjalë në lidhje me shkeljen ose zbatimin e parregullt të dispozitave të

Rregullores ose të rendit të ditës te përcaktuar (çështje procedurale).

Fjalimi i anëtarit të Këshillit zgjat deri më 3 minuta.

Pas fjalimit të anëtarit të Këshillit, Kryetari ose personi autorizuar nga ai është i obliguar që të jep arsyetim.

Neni 66
Kryetari do t’i jap fjalë (replikë) anëtarit të
Këshillit për ta sqaruar fjalimin e tij të mëparshëm si dhe qëndrimet i cili është interpretuar ose për të cili ka ndodhur keqkuptim.

Kryetari do ti jap fjalë anëtarit të Këshillit të jep replikë edhe në rastin kur është përmendur në diskutim nga ndonjëra prej diskutimeve më të hershme.

Fjalë për replikë anëtari i Këshillit do ta merr pas diskutimit kur ai është përmendur.

Në replikën e tij e cila nuk duhet të zgjat më tepër se 3 minuta, anëtari i Këshillit mund ta kufizon në përmirësim, gjegjësisht sqarimin personal.

Anëtari i Këshillit të cilit i është drejtuar replika, ka të drejtë të përgjigjes në kohëzgjatje prej 1 minutë.

Anëtarët e Këshillit të drejtë të replikës dhe përgjigjes të replikës për njërën prej pikave të rendit të ditës mund ta shfrytëzon vetëm një herë gjatë debatit të njërit nga anëtarëve të Këshillit.

Neni 67
Anëtari i Këshillit mund të flasë vetëm për çështjet që janë në rendin e ditës.
Nëse anëtari i Këshillit largohet nga rendi i ditës, Kryetari do ta përkujton që t’i përmbahet rendit të ditës.
Nëse anëtari i Këshillit edhe pas vërejtjes së dytë nuk i përmbahet rendit të ditës, Kryetari mund të t’ia merr fjalën.

Neni 68
Anëtari i Këshillit për një pikë të rendit të ditës mund të merr fjalë për diskutim një herë me kohëzgjatje prej 10 minutash, ndërsa Koordinatori i grupit këshilltarë dhe Kryetari i Komisionit nëse shqyrtohet pika për të cilën komisioni është përgjegjës deri më 15 minuta.

4. Mbajtja e rendit

Neni 69
Për mbajtje e rendit në seancë kujdeset Kryetari i Këshillit.

Neni 70
Për shkeljen e rendit të seancës, kundër anëtarit të Këshillit i cili e ka shkelur rendin mund të shqiptohen këto masa: vërejtje, marrja e fjalës dhe largimi nga seanca.
Masa e shqiptuara futen në procesverbalin e seancës.

Neni 71
Masa vërejtje do ti shqiptohet anëtarit të Këshillit i cili me sjelljen e tij, me marrjen e fjalës kur nuk i është dhënë nga Kryetari, me ndërhyrjen në fjalim, ose me sjellje të ngjashme e prish rendin e seancës dhe dispozitat e kësaj Rregullore.
Masa marrja e fjalës do ti shqiptohet anëtarit të Këshillit i cili me fjalimin e tij në seancë, largohet nga pika e rendit të ditës, e shkel rendin e ditës të seancës dhe dispozitat e kësaj Rregullore ose në të njëjtën seancë dy herë është thirrur që mos ta prish rendin në seancë dhe dispozitat e kësaj Rregullore.
Masat i shqipton Kryetari i Këshillit.

Neni 72
Masa e largimit nga seanca shqiptohet kur anëtari i Këshillit kur edhe përkundër shqiptimit të masave vërejtje dhe marrja e fjalë vazhdon me pengimin e punës në seancë , e ofendon Këshillin ose anëtarët e tij, ose në fjalimin përdorë shprehje me të cilat prishet apo shkelet dinjiteti i Këshillit.

Anëtari i Këshillit mund të largohet vetëm nga seanca në të cilën e ka shkelur rendin.

Neni 73
Anëtari i Këshillit që i është shqiptuar masa përjashtim nga seanca është i obliguar që menjëherë të largohet nga seanca dhe nuk mund të merr pjesë në seancë nga e cila është larguar.

Neni 74
Nëse me masat e rregullta nuk mund ta mbahet rendin në seancë, Kryetari do të përcakton një ndërprerje të shkurtë të seancës, dhe nëse pas kësaj ai nuk mund të vendos rend, do ta ndërpret seancën dhe do ta lajmëron vazhdimin e tij në kohën kur do të krijohen kushte të volitshme për punë.

Neni 75
Kryetari mund të jep urdhër që nga salla ku mbahet seanca të përjashtohet secili person që e prish rendin.

Neni 76
Të gjithë personat që gjenden në hapësirën e Këshillit, deri sa zgjat seanca, me detyrim zyrtare janë të obliguar që t’i kryen urdhrat e Kryetarit në lidhje me mbajtjen e rendit.

5. Rrjedhja e seancës

Neni 77
Pas miratimit të rendit të ditës, Kryetari i informon anëtarët e Këshillit, për materialet plotësuese të dorëzuara ose materialet e shpërndara para seancës dhe jep edhe lajmërime tjera që janë me rëndësi për punën e seancës dhe për atë se çka duhet të kenë parasysh gjatë vendosjes.

Neni 78
Seanca mbahet sipas rendit të ditës së miratuar, ndërsa Kryetari është i obliguar të hap debat për çdo pikë të rendin, me përjashtim nëse me ligj, Statut dhe me këtë Rregullore është e paraparë të vendose pa debat.
Me përjashtim, ndryshimi në renditjen e debateve të pikave nga rendi i ditës te miratuar, mund të bëhet vetëm nëse pas propozimit të Kryetarit të Komunës ose të anëtarit të Këshillit, Këshilli ashtu vendos me shumicë vote nga numri i pranishëm të anëtarëve të Këshillit.

Neni 79
Debati për çështje të caktuar zgjat dhe udhëhiqet deri sa për të ka të lajmëruar për fjalë.
Kryetari e përmbyll debatin kur do të vërtetoje se nuk ka të paraqitur për të marrë fjalë.

Neni 80
Kryetari i Këshillit do të jep pauzë gjatë rrjedhjes së debatit për çështje të caktuara me iniciativë personale ose kur atë do ta kërkon koordinatori i grupit të këshilltarëve.
Pauze nga paragrafit 1 të këtij nenit, subjektet e lartpërmendura , përveç Kryetarit te Këshillit, mund të kërkojnë më së shumti tre herë në të njëjtën seancë në kohëzgjatje të tërë prej 45 minutash.

Neni 81
Debati për çështje nga rendi i ditës mbaron me miratimin e dispozitës ose të ndonjë aktit tjetër, me sjelljen e konkluzionit, ose me kalimin e thjesht në pikën tjetër të rendit të ditës.

6. Shumicë për punë

Neni 82
Këshilli mund të punon nëse në seancë janë të pranishëm shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.
Në qoftë se Kryetari mendon se në seancë nuk janë ka numër të mjaftueshëm të anëtarëve të Këshillit, do të kërkon të bëhet thirrje apo numërim .
Thirrje ose numërimi do të bëhet edhe nëse atë e kërkon anëtarë i Këshillit.
Nëse vërtetohet se në seancën nuk janë të pranishëm shumica nga numri i përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit, seanca nuk mund të mbahet, gjegjësisht nëse ka filluar ajo ndërpritet.
Në rast të paragrafit 4 të këtij neni, Kryetari e ri cakton seancën, me njoftim me shkrim të drejtuar deri te gjithë anëtarët e Këshillit.

7. Vendosja

Neni 83
Këshilli mund plotfuqishëm të vendos në qoftë se në seancë janë prezent shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Kom.së Çairit.
Aktet e përgjithshme (dispozitat) me të cilat Këshilli i rregullon kompetencat e Komunës së Çairit miratohen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit.
Vendimet e tjera Këshilli i sjellë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm të anëtarëve të pranishëm në seancën e Këshillit, por jo më pak se 1/3 nga numri i përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit.
Dispozitat që kanë të bëjnë me kulturën, përdorimi i gjuhëve dhe shkrimeve, përcaktimi dhe përdorimi i stemës dhe flamurit të Komunës së Çairit, emërtimi i rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukture, si dhe dispozitat tjera të përcaktuara me ligj, miratohen me shumicë vote të anëtarëve të pranishëm në Këshill, ku duhet detyrimisht të ketë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të cilët i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në Komunën e Çairit.

Neni 84
Anëtarët e Këshillit votojnë në atë mënyrë që deklarohet “për”, “kundër” ose “të përmbajtur”.

Neni 85
Votim publik mund të kryet me shfrytëzimit të sistemit elektronik përkatës, me ngritjen e dorës ose me deklarim me shprehje verbale.

Neni 86
Votimi me përdorimin sistemit elektronik përkatës, bëhet në atë mënyrë qe te mundëson për çdo anëtarë të këshillit të voton dhe evidentohet çdo votë e dhënë ”për”, “kundër” ose “të përmbajtur” dhe të përcaktohet mbledhje e numrit të votave, gjegjësisht rezultati i votimit.

Neni 87
Votimi me ngritjen e dorës bëhet në atë mënyrë që kryetari i thërret anëtarët e Këshillit që së parit të deklarohen kush është “për” propozimin, ndërsa pastaj deklarohen kush janë “kundër” propozimit dhe në fund deklarohen kush janë “të përmbajtur”.

Neni 88
Votimi një nga një praktikohet kur kryetari mendon se është e nevojshme sakte të përcaktohet rezultati i votimit ose kur sillet rregullativë në pajtim me nenin 83 paragrafi 4 nga kjo Rregullore.
Votimi një nga një bëhet edhe atëherë kur ajo kërkohet nga anëtari i Këshillit, propozim i të cilit do ta përkrahin 10 anëtarë të Këshillit.
Votimi një nga një bëhet detyrimisht nëse mbledhja zvillohet onlajn përmaes platformës elektronike ( kenferenciale ).
Gjatë votimi një nga një anëtarët e këshillit me gojë shprehen se a janë “për”, “kundër” ose “të përmbajtur”.
Thirrjen e bën kryetari i Këshillit.

8. Procesverbalet

Neni 89
Seanca e Këshillit të Komunës së Çairit incizohet në formë elektronike.
Për punën e seancave të Këshillit mbahet procesverbal.
Procesverbali përmban të dhëna bazore për punën e seancës, a veçanërisht për numrin e pranishëm dhe emri dhe mbiemri i anëtarëve që mungojnë me arsye në Këshill dhe të anëtarëve që nuk e kanë paraqitur mungesën e tyre, pyetjet e parashtruara nga këshilltarët dhe përgjigjet e dhëna në seancë, rendi i ditës që është miratuar në seancë, propozimet dhe amendamentet që janë dorëzuar në seancë dhe për rregullativat, aktet dhe konkluzionet e tjera që janë miratuar.
Në procesverbal prezentohen edhe rezultatet e votimit për çështje të ndara.
Anëtari i Këshillit i cili në seancë ka ndare mendimin, mund të kërkon që në procesverbal të figurojne pjesë të rëndësishme nga deklarata e tij.

Neni 90
Procesverbali ju dorëzohet anëtarëve të Këshillit dhe Këshillit Rinorë, sipas rregullit ,se bashku me ftesën per mbajtjen e seancës së ardhshme.

Neni 91
Procesverbali te cilit nuk janë vënë vërejtjet, gjegjësisht procesverbali ne te cilin me pelqim jane te miratuara verejtjet në Këshillë konsiderohet i miratuar.
Procesverbalin e miratuar e nënshkruan Kryetari i Këshillit.
Për përgatitjen e procesverbalit dhe ruajtjen e procesverbaleve origjinal dhe të shënimeve elektronike nga seanca e Këshillit kujdeset administrata komunale.

Neni 92
Puna e seancave të Këshillit incizohet – tonike ose me A/B incizim.
Pjesë përbërëse e materialit të incizuar të seancës janë edhe fjalimet e palexuara të anëtarëve të Këshillit në seancë, gjat diskutimit janë dorëzuar me shkrim.
Materiali i incizuar i jepet në shqyrtim anëtarëve të Këshillit, me kërkesë së tyre.
Çdo anëtarë i Këshillit ka të drejtë ta kërkon që në materialin e incizuar të bëhen përmirësime në fjalimin e tyre, por pa inkorporimin e ndryshimeve të rëndësishme.
Për realizimin e kësaj të drejte të anëtarëve të Këshillit kujdeset kryetari i Këshillit.
Nëse paraqitet kontekst për bazën e kërkesës per përmirësim në materialin e incizuar, për kërkesn vendoset në seancën e Këshillit pa debat.
Materiali i incizuar për punën e Këshillit ruhet në dokumentacionin e Administratës komunale.

VI. PROGRAMI I PUNËS SË KËSHILLIT

Neni 93
Puna e Këshillit zhvillohet sipas programit për punë të Këshillit që e sjellë Këshilli për një vit kalendarik.

Neni 94
Bazë për përpilimin e programit të punës së Këshillit janë punë të cilat me Ligj janë të vëna në kompetencë të Këshillit.

Neni 95
Propozimet për kycjen e detyrave dhe çështje të veçanta për punën e Këshillit mund të dorëzojnë:

  • Anëtarët e Këshillit, komisioneve, trupave të veçantë në Komunën e Çairit dhe Kryetari i saj;
  • Organet e administratës shtetërore;
  • Shërbime publike të themeluara nga Komuna e Çairit
  • Këshilli Rinorë pran komunës Çair
  • Bashkësi urbane dhe vendore nga rajoni i Komunës së Çairit
  • Shoqata qytetare dhe
  • Subjekte tjera të interesuara.

Neni 96
Programi për punë të Këshillit në veçanti përmban:

  • Emri i vendimit dhe akteve të tjera të përgjithshme dhe pyetje, gjegjësisht temat që do të shqyrtohen në Këshillë;
  • Subjektet të obliguara për përgatitjen e akteve dhe materialeve tjera dhe subjekteve që bashkëpunojnë në kryerjen e detyrave dhe punëve;
  • Propozues i akteve dhe materialeve të tjera;
  • Organe shtetërore që do të kërkojnë pajtueshmëri për aktet, në qoftë se dhënia e pajtueshmërisë është e paraparë me ligj;
  • Afate në të cila duhet të kryen punët e caktuara.

Në programin e punës shënohen dokumentet të cilat jepen në debatin publik ose profesional ose në ndonjë formë tjetër në shprehje të drejtpërdrejt të qytetarëve.

Neni 97
Subjektet e obliguara janë të detyruar në afatin e paraparë ato akte dhe materiale ti dorëzojnë deri te Këshilli i Komunës për shqyrtim dhe miratim.
Në qoftë se për shkak të shkaqeve të caktuara ajo nuk është e mundur, jane të obliguar që ta njoftoni Këshillin dhe ti theksoni problemet për shkak te se cileve nuk jane ne mundesi ti realizojne detyrat e programuara ne afatin e parapare.

VII. PUBLIKU NË PUNËN E KËSHILLIT

Neni 98
Seancat e Këshillit janë publike. Qytetarët e interesuar mund të marrin pjesë në seancat e Këshillit me lajmërim paraprak dhe leje të kryetarit të Këshillit të Komunës së Çairit.

Neni 99
Këshilli e lajmëron publikun për pyetjet që shqyrtohen dhe për të cilat vendos Këshilli, për qëndrimet e tij për ato çështje, si dhe për punën e Komisioneve, me çka krijon dhe përdorë forma të ndryshme të njoftimit.

Neni 100
Përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik kanë të drejtë të marrin pjesë në seancën e Këshillit dhe në komisionet dhe ta njofton publikun për punën e tyre.
Për seancat e Këshillit në të cilat debatohet ndonjë çështje pa pjesëmarrjen e publikut, Këshilli mund ta njofton publikun përmes dhënies së deklaratave.

Neni 101
Përfaqësuesve të mjeteve për informim publik ujepet në dispozicion projektet dhe propozimet të akteve, materialet informative, raporte për punë të komisioneve të Këshillit dhe procesverbale nga seancat e Këshillit, pervec çështjeve të veçanta qe jane shqyrtuar pa pjesëmarrje të publikut.

Neni 102
Këshilli mund të vendos për projekte, gjegjësisht propozime te vendimeve të caktuara ose të akteve tjera të përgjithshme që shqyrtohen në Këshill, të shpallen përmes shtypit ose publikimeve të veçanta.

Neni 103
Këshilli mund përshkak të njoftimit të publikut për punën e saj të vendos që të jep deklaratë zyrtare mjeteve për informim publik.

Neni 104
Konferenca për mediumet për çështje nga kompetenca e Këshillit, gjegjësisht me lidhje me punën e tij, mban kryetari i Këshillit, në iniciativë vetjake ose kur ashtu vendos Këshilli.

Kryetari i Këshillit, gjegjësisht Këshilli mund të përcakton anëtarë tjetër të Këshillit, i cili do ta mban konferencën për shtyp.

VIII. AKTET E KËSHILLIT

Neni 105
Këshilli sjellë rregullativa për rregullimin e çështjeve në lidhje me kompetencat e tij dhe e përcjellë realizimin e tyre.
Këshilli i sjell Statut, Rregullore të Këshillit, Buxhet dhe llogari vjetore për realizimin e buxhetit, programe, plane, vendime, rregullore, rekomandime, konkluzione, Strategji Lokale për të rinj dhe akte të tjera .
Këshilli i Komunës Çair e verifikon mandatin e anëtarëve të Këshillit rinorë pran Komunës Çair pas marjes së vendimit nga ana e Kuvendit Rinorë të Komunës Çair.
Dispozitat e kësaj Rregullore, që kanë të bëjnë me procedurën për sjelljen e vendimit, zbatohen përkatësisë dhe në procedurën e sjelljes të rregullativave dhe akteve tjera nga paragrafi 2 i këtij nenit, në qoftë se me Ligj ose me Statut nuk është përcaktuar ndryshe.
Rregullativat e Këshillit sillen me shumicë vote nga numri i përgjithshëm i anëtareve të Këshillit të Komunës së Çairit.
Aktet që nuk kanë karakter të rregullës, sillen me shumicë vote nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Komunës së Çairit, por jo më pak se 1/3 nga numri i përgjithshëm i anëtareve të Këshillit.

Neni 106
Me rekomandim tregohet rëndësia e çështjeve të caktuara që kanë të bëjnë gjendjet aktuale dhe lëvizjeve në fusha të veçanta ose në realizimin e vendimeve dhe akteve të tjera të përgjithshme të Këshillit dhe shprehet mendimi i Këshillit për ato çështje.
Me rekomandim tregohet e drejta dhe detyrat e subjekteve në emër të cilave është drejtuar dhe masave që duhet ti ndërmarrin për zgjedhjen e atyre çështjeve.
Rekomandimi nuk ka karakter obligues, dhe ajo iu drejtohet subjekteve me qëllim të shqyrtimit të tyre dhe marrja e qëndrimit dhe të drejtojne aksionin e tyre drejt çështjes për të cilën ka të bëjë rekomandimi dhe për të duhet te njoftohet Këshilli .

Neni 107
Me konkluzion Këshilli, në kornizë të fushëveprimit të tij, mund ti përcakton detyrat e Kryetarit të Komunës dhe të shërbimeve publike të themeluara në Komunën e Çairit, në lidhje me përgatitjen e vendimeve dhe akteve të tjera të përgjithshme si dhe në lidhje me kryerjen e punëve të tjera nga fushëveprimi i tij.
Me konkluzion, Këshilli përcakton vlerësim, gjegjësisht konstatim për gjendjen dhe mer qëndrime dhe pikëpamjeve në lidhje me çështjet që i shqyrton.

Neni 108
Rregullativat dhe aktet e posaçme dhe të përgjithshme tjera të miratuara në seancën e Këshillit, te shtypura në gjuhët zyrtare në Komunën e Çairit i nënshkruan kryetari i Këshillit.
Në origjinalet e rregullativave dhe në akteve tjera vendoset vula e Komunës së Çairit.
Origjinalet, rregullativat dhe aktet e tjera të Këshillit ruhen në arkivin e Komunës së Çairit.

Për ruajtjen dhe evidentimin e origjinaleve te rregullativave dhe të akteve tjera të Këshillit kujdeset administrata e komunes.

IX. SJELLJA E VENDIMEVE

1. Shqiptimi i procedurës

Neni 109

Vendimet nga kompetencat e tij Këshilli i sjellë në bazë të propozimit të Kryetarit të Komunës së Çairit.

Neni 110
Këshilli mund të sjellë vendime nga kompetencat e tij dhe me iniciativë nga anëtarëт e Këshillit, shërbimevе publike, Qytetit të Shkupit, Këshilli Rinorë, BV,shoqatave,qytetarëve dhe subjekteve tjera.
Iniciativa dorëzohet deri te kryetari i Këshillit, i cili e përcjellë deri te Kryetari i Komunës për shkak të dhënies së mendimit.
Nëse Kryetari i Komunës mendon se nuk ka nevojë për miratimin e vendimit, për atë do ta njofton kryetarin e Këshillit dhe dorëzuesit të iniciativës duke i përmend shkaqe e saj.
Këshilli në rast të paragrafi 3 të këtij neni mund, në bazë të përfundimit të vet të sjellë vendim në lidhje me iniciativën.

2. Propozimi të vendimeve

Neni 111
Kryetari i Komunës propozimet e tija për rregullimin e çështjeve të caktuara nga kompetencat e Këshillit i dorëzon, sipas rregullës, në formë të propozim Vendimit.

Në përjashtim vendimi mund të dorëzohet në formë të projektit.

Neni 112
Propozim vendimi i përmban shkaqe për të cilat duhet të sillet vendim, përmbajtja e vendimit si dhe arsyetimi .

Neni 113
Shkaqet për sjelljen e vendimit i përmban:

Bazat juridike përmes të cilave çështje përkatëse mund të rregullohen;
Qëllimi se çka duhet të arrihet me rregullimin e marrëdhënieve, si dhe pasojat që dalin nga zgjidhjet e propozuara,
Mjetet finansijare të nevojshme për realizimin e vendimit dhe mënyra e sigurimit të këtyre mjeteve,

Neni 114
Përmbajtja e vendimit i cili propozohet të sillet përgatitet në formë të bazuar sipas dispozitave juridike.

Neni 115
Teksti i vendimit patjetër që duhet të sqarohet.
Sqarimi në veçanti i përfshinë: bazat juridike për rregullimin e marrëdhënieve që janë në përmbajtjen e vendimit, shkaqe për se sillet vendimit, vlerësimi i gjendjes në fushën e cila duhet të rregullohet me vendim dhe kryerja e rregullativave ekzistuese në atë fushë, mjetet e financave të nevojshme për realizimin e vendimit dhe mënyra e sigurimit të tyre, vallë realizimi i vendimit tërheq detyrime materiale për qytetarët, subjekteve ekonomik dhe subjekteve tjera, si dhe rrethana tjera që janë të rëndësishme për çështjen e cila rregullohet me vendim.
Drejt arsyetimit të vendimit me të cilën kryhet ndryshimi dhe plotësimi të vendimit ekzistues, bashkëngjitet edhe dispozita e vendimit qe ndryshohet apo plotësohet.

Neni 116
Këshilli mund me propozimi të anëtarëve të Këshillit ose të Komisionit për rregullativë të sjellë konkluzion se për shkaqe se me vendim rregullohet një materje madhore dhe e përbërë, si dhe në raste tjera ku do të vlerësohet se ajo është e nevojshme, propozimi i dorëzuar të debatohet dhe përcaktohet si projekt.
Pas mbarimit te debatit, Këshilli me konkluzionet i përcakton qëndrimet dhe vërejtjet e tija ndaj projektit dhe dorezon propozuesit, që ti ketë parasysh gjatë përpilimit të propozim vendimit.
Me konkluzion, Këshilli mund të përcakton dhe afat në të cilin propozuesi duhet të përgatit dhe ta dorëzon propozim vendimin deri te Këshilli.

Neni 117
Propozuesi është i obliguar në arsyetimin e propozimit të përpiluarit në veçanti ti thekson shkaqet për mos pranimin e mendimit dhe vërejtjeve qe i dedikohen proektit.
Drejt propozimit dorëzohet dhe dokumentacioni i bashkangjitur për çështje te komplikuara dhe voluminoze, si dhe të dhëna per mënyren e sigurimit të mjeteve finansijare të nevojshme për realizimin e Vendimit.

3. Debatimi i vendimit

Neni 118
Debati i vendimit në seancën e Këshillit, sipas rregullit eshte i vetem , në qoftë se Këshilli nuk vendos të ketë debat të pjesërishëm, gjegjësisht sipas neneve.

Neni 119
Këshilli mund të vendos që të ketë debat të ndare në kaptinë për shkak të sqarimit te shkaqeve dhe nevojen e sjelljes së vendimit të propozuar si dhe debat për përmbajtjen e vendimit.

Neni 120
Propozuesi i i vendimit, gjegjësisht përfaqësuesi i tij ka të drejtë gjatë rrjedhjes së debati të tërësishëm të vendimit të jep arsyetim, sqarim dhe të jep mendime te tyre.

Neni 121
Kryetari i Komunës, gjegjësisht përfaqësuesi që ai e ka autorizuar mund tëmer pjesë gjatë debatit të tërësishëm të vendimt në seancës së Këshillit edhe kur ai nuk është propozues i vendimit.
Propozuesi mund ta tërheq propozim vendimin në çdo kohë deri në përmbyllje të debatit.
Me tërheqjen e propozim vendimit, debati ndërpritet.

4. Amendamente

Neni 122
Amendamentet dorëzohen për ndryshim dhe plotësim e përmbajtjes së aktvendimit në propozim të vendimit për të cilën debatohen në séancen e Këshillit.

Neni 123
Amendamentet dorëzohen me shkrim dhe patjetër duhet të arsyetohen.
Në qoftë se amendamenti përmban dispozita me të cilat angazhohet mjete financiare, dorëzuesi i amendamenti është i obliguar që në të njëjtën kohë të tregon edhe mundësitë për sigurimin e atyre mjeteve.

Neni 124
Amendamentet mundet sipas rregullit të dorëzohet në seancën e komisionit amë më së voni 3 (tre ) ditë para ditës së paraparë që të mbahet seanca e Këshillit në të cilën do të paraqitet propozim vendimi, ndërsa dorëzohet përmes kryetarit të Këshillit.

Neni 125
Kryetari i Këshillit amendamentet e propozuara ua dorëzon të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe Kryetarit të Komunës, gjegjësisht propozuesit.

Amendamentet per propozim vendimin, kryetari i Këshillit ia dorëzon edhe Komisionit për rregullativë për ti shqyrtuar dhe Këshillit ti dorëzon raport.

Neni 126
Nëse amendamenti i propozim vendimit përmban dispozita me të cilat angazhohet mjete financiare, Kryetari i Këshillit, amendamentin e dorëzon edhe komisionit në të cilën fushëveprim i përket çështja e buxhetit.

Neni 127
Anëtari i Këshillit mund, në përjashtim të dorëzon amendament të propozim vendim dhe në vetë seancë të Këshillit dhe gjatë rrjedhjes së debatit të atij propozimit, vetëm nëse materiali i pikës të rendit ditës është i dorëzuar 1 (një) ditë para mbajtjes së seancës së Këshillit të Komunës së Çairit ose në qoftë se për arsyetimin e amendamentit vendos Këshilli, me shumicë vote nga anëtarët të pranishëm.
Anëtari i Këshillit mund, në përjashtim të dorëzon amendament të propozim vendim dhe në vetë seancë, nëse propozuesi me amendamentin e tij i cili është dorëzuar deri në përmbyllje të debatit, rrenjesisht e ndryshon zgjidhjen e propozim-vendimit.

Neni 128
Propozuesi i vendimit mund të dorëzon amendamente deri në përmbylljen e debatit për propozim vendimin.
Amendamenti i propozuesit të vendimit dhe amendamenti me të cilën ai pajtohet, llogaritet si pjesë përbërëse e propozim vendimit.

Neni 129
Kur amendamenti do të dorëzohet gjatë debatit të propozim vendimit, kryetarit të Këshillit mund ta ndërpresë seancën dhe të jep pauzë që dorëzuesi ta përpilon amendamentin.

Neni 130
Për amendamentit udhëhiqet debat i veçantë në seancën e Këshillit.
Për amendamentin ka të drejtë të shprehet propozuesi i vendimit dhe raportuesi i komisionit i cili e ka shqyrtuar vendimin.
Kryetari i Komunës ka të drejtë të shprehet për amendamentin edhe kur ai nuk është dorëzues i propozimit.

Neni 131
Nëse për të njëjtit nen nga propozim vendimi janë dorëzuar dy ose më shumë amendamente të ndryshme, për amendamentet votohet sipas rendit që ata janë dorëzuar.

Neni 132
Në qoftë se me ndonjërën amendamente propozohet fshirje të ndonjë nenit nga propozim vendimi, së pari votohet për atë amendament dhe nëse ai amendament miratohet, nuk do të votohet për amendamentet tjera që kan të bëjnë me atë nen.


5.Procedurë e pershpejtuar për sjelljen e vendimeve.

Neni 133
Vendimi mundet të sillet dhe me procedurë të përshpejtuar në seancë të rregullt ose urgjente të Këshillit.
Propozim vendimi i cili propozohet që të sillet në seancë urgjente mund të dorëzohet në vete seancen e keshillit.
Në procedurë të përshpejtuar mund të sillet vetëm vendim me të cilën rregullohet çështje të tilla për te cilat ekziston nevojë vertete e domosdoshme dhe në qoftë se anulimi i rregullimit të ketyre çështjeve do të jetë në dëm për qytetarët e Komunës së Çairit ose shërbimet publike që i ka themeluar Komuna e Çairit.

Neni 134
Këshilli hap debat për arsyeshmerine e propozimit per sjelljen e vendim me procedurë të përshpejtuar.
Në qoftë se Keshilli e miraton propozimin , vendimi të sillet në procedurë të përshpejtuar, atehere vazhdon debati per propozim vendimin.

Neni 135
Këshilli mund para dhe gjatë rrjedhjes së debatit, të kërkon nga Komisioni për rregullativë ose komisionit amë që të jep mendim dhe japin propozime per propozimin e vendimit.

Neni 136
Per propozim Vendimin që siellet me procedurë urgjente çdo anëtarë i Këshillit mund të dorëzon amendamente deri te përmbyllja e debatit.

6. Debat publik dhe profesional ndaj projekteve të rregullativave

Neni 137
Këshilli në mënyrë vetjake, në propozim të Kryetarit të Komunës ose kur ajo është e paraparë me ligj, sjellë konkluzion për organizimin e debatit publik ose profesional të projekt vendimeve dhe akteve të tjera për të cilat është vlerësuar se janë me rëndësi të veçantë për qytetarët e Komunës së Çairit.

Neni 138
Kur të vendoset që projekt vendimi ose ndonjë akt tjetër të vihet në debat publik ose profesionale Këshilli do të përcakton:
•  Projekt vendim dhe aktet tjera të përgjithshme të shpallen që të jenë në dispozicion për qytetarët dhe subjektet tjera të interesuara;;
•  Të sigurohen mbledhja dhe shqyrtimi i mendimeve dhe propozimeve që janë prezentuar gjatë rrjedhjes së debatit dhe
•  Të përpilohet dhe dorëzohet deri te Këshilli raport për rezultatet e debatit.

Për kryerjen e detyrave nga paragrafi 1 i këtij neni Këshilli mund të formon trup pune të veçantë .
Nëse projekt vendimi dhe aktet e tjera të përgjithshme që vendosen në debat i ka propozuar Kryetari i Komunës, Këshilli mund të konkludon që detyrat e paragrafit 1 të këtij nenit ti kryen Kryetari ose trupi punues i cili do të formohet.

Neni 139
Projekt vendimet dhe aktet e tjera të per te cilat debatohet shpallen në gazetat ditore ose publikohen në vende publike në bashkësi urbane dhe në hapësira të përbashkëta të Komunës
Krahas projekt vendimit dhe akteve tjera të përgjithshme shpallet edhe thirrje qytetarëve dhe subjekteve të interesuara per dorezimin e mendimeve dhe propozimeve te tyre.
Në thirrje potencohet se kujt i drejtohen mendimet dhe propozimet, si dhe afati deri kur ata mund të dorezohen.
Afati i debateve nuk mund të jetë më i shkurt se 30 ditë.

Neni 140
Raporti për rezultatet e debatit i përfshinë mendimet dhe propozimet që jane prezentuar gjat diskutimit dhe shqyrtimit.
Raporti ga debati percillet deri te propozuesi i vendimit.
Pas marrjes së raportit per rezultatet nga debatet , propozuesi perpilon propozim vendim, me çka do ti merr parasysh propozimet e dala nga séanca e Këshillit për projekt vendimin dhe propozimet dhe mendimet që jane prezentuar ne debat.
Deri te Këshilli i Komunës së Çairit dorëzohet Propozim Vendim si dhe raport për realizimin e debatit publik me propozimet.

Neni 141
Në organizimin dhe realizimin e debatit publik mundësohet bashkëpunim me bashkësitë vendore dhe urbane, ndërsa në organizimin dhe realizimn e debatit profesional me organizata dhe bashkësi profesionale, gjegjësisht me shoqata qytetare.

X. DHËNIA E PAJTUESHMËRISË TË STATUTIT, RAPORTEVE DHE LLOGARIVE VJETORE TË SHËRBIMEVE PUBLIKE

Neni 142
Këshilli vendos për dhënien e pajtueshmërisë të statutit, raporteve dhe llogarive vjetore të shërbimeve publike të themeluara nga Komuna e Çairit, si dhe subjekteve tjera për të cilat me ligj është përcaktuar që Këshilli të jep pajtueshmëri.
Në qoftë se Këshilli nuk jep pelqim do ta obligon Kryetarin e Komunës dhe subjektin që kërkon pajtueshmëri të statutit, raporteve dhe llogarive vjetore të shërbimeve publike, të kryen ndryshime përkatëse, gjegjësisht pajtueshmëri të çështjeve që kanë qenë shkak për mos dhënien e pelqimit.
Raportet vjetore për punë të shërbimeve publike, të themeluara nga Komuna e Çairit dhe subjekteve të tjera për të cilat është përcaktuar që këshilli të jep pajtueshmëri për raportet e tyre, deri te Këshilli i Komunës së Çairit dorëzohen në afat të përcaktuar me Ligj.

Neni 143
Statutet, llogaritë vjetore dhe raportet detyrimisht i dorëzohen Kryetarit të Komunës gjegjësisht shërbimeve përkatëse për dhënie të mendimit të tyre.

Neni 144
Në seancën e Këshillit në të cilën debatohet për dhënien e pajtueshmërisë të statutit ose të llogarisë vjetore shqyrtohen raporte të shërbimeve publike të themeluara nga Komuna e Çairit, si dhe subjektet e tjera për të cilat me ligj është paraparë që pajtueshmëritë t’ju jep Këshilli ose të shqyrtohen raporte për punën e tyre ose gjendja e fushave përkatëse, ftohet edhe përfaqësuesi i autorizuar i propozuesit te materijalit te .

Neni 145
Statuti i cili ka marrë pajtueshmëri, zbatohet nga dita e hyrjes ne fuqi te aktit të Këshillit për dhënien e pajtueshmërisë.
Pajtueshmërite llogarive vjetore kanë të bëjnë me tekstin për të cilin Këshilli nuk ka pasur vërejtje ose për të cilat janë kryer parapelqimet e kërkuara.
Për miratimin ose mos miratimin e raporteve të shërbimeve publike të themeluara nga Komuna e Çairit, Këshilli sjell konkluzion përkatës

XI. MARËDHËNIET E KËSHILLIT ME KRYETARIN E KOMUNËS

Neni 146
Kryetari ka të drejtë dhe obligim që të jetë prezent dhe të merr pjesë në punën e seancave të Këshillit.

Neni 147
Kryetari ka të drejtë të përcaktojë përfaqësues të tij për seancat e Këshillit dhe komisioneve.
Përfaqësuesi i Kryetari merr pjesë në seancat e Këshillit dhe të komisioneve dhe jep njoftim dhe arsyetim për propozim aktin dhe për çështje tjera të cilat janë në rend dite për seancën.

Neni 148
Kryetari i Këshillit dhe kryetarët e komisioneve detyrimisht kane obligim që ta njoftojnë Kryetarin e komunes për seancat e caktuara.

XII. MARËDHËNIET E KËSHILLIT ME SHËRBIMET PUBLIKE

Neni 149
Këshilli ka të drejtë që të kërkon nga Kryetari i Komunes ose nga organet e udhëheqjes të shërbimeve publike që i ka themeluar Komuna e Çairit, raport për gjendjen në fushë të caktuar, për realizimin e politikës dhe për realizimin e rregullativave dhe akteve tjera të përgjithshme, që i ka miratuar Këshilli në kornizë të kompetencave të tij, si dhe për detyrat e tjera për të cilat janë të autorizuar nga ana e Këshillit.
Këshilli mund, me konkluzion, që të përcakton afat në të cilën shërbimet publike të themeluara nga Komuna e Çairit janë të obliguar të dorëzojnë raport.
Shërbimet publike të themeluara nga Komuna e Çairit munden me iniciativë personale ta njoftojnë Këshilli për gjendjen në fushë përkatëse, për realizimin e politikës dhe për realizimin e rregullativave dhe akteve tjera të përgjithshme, që i ka miratuar Këshilli, si dhe çështje të tjera nga fushë veprimit te saj.

Neni 150
Këshilli dhe komisionet e tij kanë të drejtë, në kornizë të fushë veprimit të tyre të kërkojnë nga shërbime publike:

  • Të hulumtojnë për çështje të caktuar nga fushëveprimi i tyre dhe për atë t’i dorëzojnë raport,
  • T’i njoftojnë për gjendjen dhe dukurit nga fushë veprimi i tyre,
  • T’i njoftojnë për realizimin e politikes që e ka përcaktuar Këshilli dhe për realizimin e vendimeve, rregullativave dhe akteve të tjera të përgjithshme dhe çështje të veçanta nga fushë veprimi i tyre,
  • Të përgatisin propozim – vendim, të rregullativave tjera ose akt të përgjithshëm nga fushëveprimi i tyre,
  • T’ju dorëzojnë të dhëna me të cila disponojnë ose që janë të obliguar në fushëveprimin e tyre dhe evidentime tjera, si dhe shkresa dhe materiale tjera të nevojshme për punën e Këshillit dhe trupat e saj punuese.

Në qoftë se subjekti nga paragrafi 1 i këtij nenit mendon se nuk mund të vepron sipas kërkesës së Këshillit dhe komisionet e tij, do ta njofton Këshillin ,komisionin dhe Kryetarin e Komunës dhe do ti paraqesin shkaqet per mosrealizimin e kerkesave.

Neni 151
Këshilli dhe Komisionet i njoftojnë shërbimet publike, për seancat në të cilat do të debatohet për çështje që kanë të bëjnë nga sfera e fushëveprimit te tyre, për pjesëmarrje të përfaqësuesve të tyre të autorizuar në ato seanca.

Neni 152
Personat udhëheqës kanë të drejtë dhe janë të detyruar të marrin pjesë në seancat e Këshillit, kur në ato seanca debatohet propozim akti me të cilin rregullohet çështja e cila ka të bëjë me shërbimet publike, me të cilat ata udhëheqin ose çështje tjera që kanë të bëjnë me sferën e fushëveprimit te tyre.
Në seancat e Këshillit, personat udhëheqës në kërkesë të Këshillit japin njoftim dhe arsyetim për çështjen e cila shqyrtohet, ndërsa janë të obliguar, në kërkesë të Këshillit, të japin njoftime dhe arsyetime te tilla edhe me shkrim.

Neni 153
Personat udhëheqës janë të obliguar në kërkesë të komisioneve të Këshillit të marrin pjesë në punën e seancave të tyre, siç janë shqyrtimin i propozimit të aktit me të cilën rregullore çështja e cila ka të bëjë me fushveprimin e shërbimeve publike, me të cilat ata udhëheqin.

Neni 154
Nëse personi udhëheqës është i penguar të merr pjesë në punën e seancës të Këshillit ose të trupave punuese, mund të përcakton që në punën e seancës të merr pjesë përfaqësuesi i tij i autorizuar.

XIII. MARRËDHËNIET E KËSHILLIT ME KËSHILLAT E KOMUNAVE

Neni 155
Marrëdhënie e ndërsjellta të Këshillit me këshillat e tjera komunale realizohen sipas kornizës së përcaktuar me ligj, Statutit te Komunës së Çairit dhe kësaj Rregullore.
Këshilli bashkëpunon me këshillat e tjera komunale në realizimin e detyrave me interesi të përbashkët.

Neni 156
Këshilli mund të bashkëpunon me këshillat e komunave në përgatitjen e rregullativave dhe të akteve tjera me interesit të përbashkët, për shkak të përputhjes së qëndrime dhe zgjedhjes së zgjidhjeve të përbashkëta organizative dhe zgjidhje tjera për realizimin e kompetencave të Komunës.

Neni 157
Bashkëpunimi i Këshillit me këshillat e tjera komunale, mund të realizohet me kembimin e informacioneve , dokumentacionit dhe të materialeve tjera, me formimin e grupeve të përbashkëta pune për hulumtimin e çështjeve të caktuara në interes të komunës, si dhe lloje të tjera të bashkëpunimi të ndërsjellët.

XIV. KRYERJA E ÇËSHTJEVE PROFESIONALE PËR KËSHILLIN

Neni 158
Punët profesionale dhe të tjera për nevojat e Këshillit dhe Komisionet e saj , dhe për anëtarët e Këshillit i kryen administrata komunale.
Administrata komunale:

  • Merr pjesë në përgatitjen e programeve për punë të Këshillit,
  • Merr pjesë në përgatitjen e seancave të Këshillit dhe të trupave punues,
  • Merr pjesë në përgatitjen e vendimeve dhe akteve të tjera të përgjithshme dhe materialet e tjera
  • U japin ndihmë profesionale anëtarëve të Këshillit,
  • Kryejnë punë informativo – dokumentare për nevojat e Këshillit,
  • Siguron kushte të domosdoshme për punë të anëtarëve të Këshillit dhe
  • Kryejnë punë administrativo – teknike dhe të pune tjera për nevojat e Këshillit dhe komisioneve.

XV. NDRYSHIMI I RREGULLORES

Neni 159
Iniciativa për ndryshim të Rregullores mund të paraqesin anëtarët e Këshillit, komisionet, Kryetari i Komunës dhe subjektet e tjera.
Per iniciativën për ndryshimin e Rregullores vendos Këshilli.

Neni 160
Pas pranimit të iniciativës për ndryshimin e Rregullores, Komisioni për statut dhe rregullore përpiluan projekt – vendim për ndryshim të Rregullores.
Projekt – vendimin për ndryshim të Rregullores e përcakton Këshilli dhe me konkluzion e obligon Komisionin për statut dhe rregullore, të përpilon propozim vendim për ndryshim të Rregullores, duke marë në konsiderate mendimet dhe vërejtje e dala nga debati i Këshillit dhe trupat e tij punues.

XVI. DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 161
Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregullore pushon të vlen Rregullorja e Këshillit të Komunës së Çairit (“Fleta zyrtare e Komunës së Çairit” nr. 12/05).

Neni 162
Kjo Rregullore hyn në fuqi me ditën e shpalljes në ,, Fletën zyrtare të Komunës së Çairit”.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit
М-r Zahir Bekteshi d.v.с.р.

Tekst I spastruar
Kryetar i Komisionit për Rregullativë
Maria Kondovska Veljovska d.v.с.р.