Telefoni
Shkolla fillore “Tefejjyz” filloi me punë qysh në vitin 1884, në ndërtesën e ndërtuar nga Hilmi Bej Deralla, e cila më vonë është blerë nga pushtetarët e Perandorisë Osmane dhe është emëruar si “Tefeyyüz İptidai Okulu” („Shkolla Fillore Tefejjyz“). Si edhe të gjitha shkollat nga ky rajon, po ashtu edhe TEFEJJYZ në vitin shkollor 1919/20 hynë nën udhëheqjen e Mbretërisë Jugosllave, pas së cilës vazhdon me veprimtarinë e saj nën emrin “Osman Xhikiç”. Këto informata janë shënuar në librin e Muharem Parapoviç dhe Muharem Musiç e titulluar si “Historia e shkollave të Shkupit” e përgatitur në vitin 1932-33. Këtu theksohet se pushtetarët e Perandorisë Osmane në vitin 1884 e blenë ndërtesën e Hilmi Bej Deralla, ku e formuan “Shkollën fillore Tefejjyz” (“Tefeyyüz İptidai Okulu”).
Siç theksohet edhe më poshtë, shkolla Tefejjyz përmendet edhe në librin “Historia e Shkupit dhe rrethinës” e Salih Asim Bej.
- Emri i shkollës: SHFK TEFEJJUZ
- Adresa: Cairska nr.2, Shkup 1000 RMV
- Drejtor: Salaydin Zekir
- Telefon zyrtar: +389 2 2622 186
- E-mail elektronike: info@tefeyyuz.edu.mk
- Verifikimi – nr.i aktit: 10886
- Viti i verifikimit: 1950
- Gjuha mësimore: Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Turke
- Viti i ndërtimit: 1981
- Lloji i ndërtimit: Ndërtim I fortë
- Sipërfaqja e objektit: 4190 m2
- Sipërfaqja e oborrit të shkollës: 6411 m2
- Sipërfaqja e tereneve dhe sallave sportive: 28 m2 gjatë dhe 14 m2 i gjerë
- Shkolla punon në ndrrime: 2 ndrime
- Mënyra e ngrohjes së shkollës: Ngrohje qendrore
- Numri i klasave: 1-9
- Numri i paraleleve: 34
- Numri i kuadrit arsimor: 53
- Numri i nxënësve: 930