KRYETARI I KËSHILLIT
JETMIR ASANI
Jetmir Asani është Kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit, duke mbajtur titullin si kryetari më i ri i Këshillit të një komune në rajon dhe në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai është gjithashtu anëtar i kryesisë së ESNAF-it të Çarshisë, ambasador i EDYN-it (European Democracy Youth Network) dhe vazhdues i një tradite familjare si pronar i argjendarisë "JETKO" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Z. Asani është gjenerata e tretë e familjes që ushtron këtë zanat dhe mban gjallë biznesin e trashëguar ndër breza.
Jetmir Asani është diplomuar në Komunikime Ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Juglindore dhe aktualisht është në përfundim të studimeve master në të njëjtin drejtim. Ai ka shërbyer si këshilltar i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe është anëtar i Këshillit të Komunës së Çairit.
Si aktivist për të drejtat e njeriut dhe promovues i paqes, ai vazhdon të jetë një shembull frymëzues për të rinjtë në komunitetin e tij.