STATUT I KOMUNËS ÇAIR

Në bazë të nenit 36, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për Vetqeverisje Lokale (,,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë,, nr.5 nga 29.01.2002), Vendimit Statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës Çair (,,Fleta zurtare e Komunës Çair,, nr. 10/2007 nga 08.06.2007), Vendimit Statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës Çair (,,Fleta zyrtare e Komunës Çair,, nr. 14/2013 nga 03.10.2013), Vendimi Statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës Çair (,,Fleta zyrtare e Komunës Çair,, nr. 09/2017 nga 07.08.2017), Vendimit Statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës Çair (,,Fleta zyrtare e Komunës Çair,, nr. 14/2018 nga 07.11.2018, Vendimit Statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës Çair (,,Fleta zurtare e Komunës Çair,, nr. 03/2021 nga 16.02.2021) dhe Konkluzionin e Këshillit të Komunës Çair nr. 08-608/6 nga mbledhja e 53-të e Këshillit të Komunës Çair e mbajtur me 11.03.2021, Komisioni për Rregullativë të Këshillit të Komunës Çair në mbledhjen e saj të rregullt të 45-të e mbajtur me 14.04.2021 pregaditi:

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1
Me këtë Statut rregullohen kufijtë dhe kompetencat e Komunës, të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të Këshillit, kompetencat e kryetarit, aktet të cilat i sjellin organet e komunës, mënyrat e pjesëmarjes së drejtëpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarjet e komunës, pronësimi dhe finansimi i komunës, vetëqeverisja vendore e komunës, informimi i qytetarëve, mënyra dhe procedura për përcaktimin dhe përdorimin e stemës dhe flamurit të komunës si dhe Çështje tjera me domethënje për komunën.

Neni 2
Komuna Çair –Shkup( në tekstin e mëtutjeshëm Komuna) është njësi e vetëqeverisjes lokale, në të cilën qytetarët e realizojnë të drejtën e vetëqeverisjes lokale.
E drejta e vetëqeverisjes lokale realizohet nëpërmjet përfaqësuesve në organet e komunës dhe në organet e Qytetit të Shkupit si njësi e veÇantë e vetëqeverisjes lokale dhe me pjesmarrjen direkte të qytetarëve në vendimin, në mënyrë dhe procedurë të caktuar me ligj.

Neni 3
Rajoni i Komunës është i caktuar me Ligj.
Kufiri i Komunës Çair fillon prej Bulevardi “Nikola Karev” te hyrja e kazermës “Ilinden” deri te kryqëzimi në rrugën “Sllavej Planina”, vazhdon për rrugën “Sllavej Planina” del në rrugën “Samoillova”, kthen para kompleksit të përmendoreve të “Shën Spasit” për rrugën “Llazo Tanev”,vazhdon për rrugën “Podgradec” deri te mbikaluesën (urën) “Goce DelÇev”, kthen majtas përgjatë bul.”Goce DelÇev” deri te kryqëzimi në bul.”Kërste Misirkov”, kthen në veri për bul. “Kërste Misirkov” deri te hyrja e univerzitetin “Shën Qirili dhe Metodi”,vazhdon për rrethojën veriore të univerzitetit “Shën Qirili dhe Metodi”,deri te bul.”Nikolla Karev”, deri te kryqëzimi në rrugën “Bellasica”(trekëndëshi mes komunave Çair, Qendër dhe Gazi Babë ) kalon nën kompleksin e fakultetit të shkencave Matematiko – Natyrore dhe lëvizë për kufirin lindor të park – malit “Gazi Babë ” deri te qendra për deratizim ( trekëndëshi mes komunave Çair , Butel dhe Gazi Babë ) kthen në lindje për bul.”Hristijan T. Karposh” te kryqëzimi në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase ”, vazhdon në jug të rrugës “ Brigada e Dytë Maqedonase ”, te trekëndëshi i komunave Çair, Butel dhe Karposh, vazhdon në jug për rrethojën veriore të kazermës “ Ilinden” deri te kryqëzimi në bul.” Nikolla Karev ” para hyrjes në kazermën “Ilinden”.

Neni 4
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët kanë venqëndrim të përhershëm të jetesës në regjionin e komunës, janë banorë të Komunës Çair-Shkup.

Neni 5
Komuna është person juridik.

Neni 6
Selia e Komunës është në Shkup në Rr.”Hristijan Todorovski Karposh” Num. 5 – 1000 Shkup.

Neni 7
Komuna ka të drejtë pronësie.

Neni 8
Komuna ka stemë dhe flamur të cilët janë të caktuar me vendime të posaçme të Këshillit të Komunës.

Neni 9
Komuna ka vulë me formë rrethore me diametër gjer më 30 milimetra, në mesin e së cilit gjindet stema e Komunës dhe në tehet e së cilës është shkruar “Republika e Maqedonisë së Veriut-Komuna Çair-Shkup”.Vula të cilën e përdorë Këshilli i Komunës, në rendin e dytë e përmban tekstin “Këshilli i Komunës”.Vula të cilën e përdorë kryetari, në rendin e dytë e përmban tekstin “Kryetar”.Përmbajta е vules nga paragrafi 1,2 dhe 3 të këtij neni është shkruar ne gjuhën dhe shkrimin maqedonas, gjuhën dhe shkrimi shqip dhe gjuhën dhe shkrimin turk.

Neni 10
Komuna ka vulë postare në formë drejtkëndëshi me madhësi prej 60 x 30 mm, në të cilën horizontalisht në gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik , gjuhën shqipe dhe shkrimin latin dhe gjuhen turke dhe alfabetin turk është shkruajtur emri dhe selia e komunës, ndërsa në mes emrit dhe selisë ka hapësirë të lirë për shënimin e numrit të aktit dhe datës së sjelljes së tij ose pranimit.

Neni 11
Komuna ka festën e vet.
Festa do të caktohet me vendim të Këshillit të Komunës.

Neni 12
Në Komunë janë të përcaktuara mirënjohjet dhe shpërblimet komunale.

Neni 13
Mirënjohjet nga neni 12 u ndahen bartësve të veprimtarive publike, qytetarëve, shoqatave tregëtare, shërbimeve publike, anëtarëve të organizatave ndërkombëtare dhe asociacioneve, qytetarëve të shteteve tjera për kontribute të ve Çanta për zhvillimin e komunës ose shprehje për nderim, për zhvillim të bashkëpunimit dhe marëdhënieve miqësore.
Komuna përcakton edhe shpërblime tjera të saja të cilat ndahen në shenjë falemenderimi për rezultatet e arritura në ekonomi, shkencë, kulturë, art, arsim, shëndetësi, Çështje sociale, zhvillimin e mjedisit jetësor dhe në segmentet tjera të jetës të cilat paraqesin kontribut të veÇantë për komunën.
Shpërblimet komunale mund t’ju ndahen edhe personave fizik ose juridik, si dhe organizatave ndërkombëtare dhe asociacioneve dhe përfaqësuesve të tyre.

Neni 14
Në mbledhjet e Këshillit të Komunës, në përdorim zyrtar është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj kirilik, gjuha shqipe dhe shkrimi i saj dhe gjuha turke dhe shkrimi i saj.
Statuti, Vendimet dhe rregullat e tjera të cilët i sjellin organet e Komunës shkruhen dhe shpallen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj , në gjuhën shqipe dhe në shkrimin e saj dhe ne gjuhen turke dhe shkrimin e saj.

Neni 15
Komuna mundet, me vendim të sjellë nga ana e Këshillit të Komunës, të shoqërohet në shoqata në pajtushmëri me ligj.

Neni 16
Komuna bashkëpunon me komunat e Repunlikës, me qytetit e Shkupit dhe me njësitë e vetëqeverisjes lokale të vendeve tjera, si dhe me organizatat ndërkombëtare të bashkësive lokale sidhe anëtarë në organizata ndërkombëtare të qeverisjes locale.
Komuna, për shkak të realizimit të interesave të përbashkëta dhe kryerjes së punëve të përbashkëta të ingerencave të tyre, mundet me komunat e tjera të Republikës të mbajë mjete dhe të formojë shërbime të përbashkëta publike, në përputhshmëri me ligj.

Neni 17
Organet e komunës, Komisionet e Këshillit dhe shërbimet publike janë të detyruara t’i informojnë qytetarët me punën e tyre dhe planet për zhvillim, si dhe t’i mundësojnë akcess(mundësi) gjer te informatat në mënyrë rregulluar me këtë statut.

II.KOMPETENCAT E KOMUNËS

Neni 18
Komuna pamvarsisht, në korrniza të ligjit dhe të këtij Statuti i rregullon punët e interesit publik me domethënie lokale, të caktuara me Ligjin për vetëqeverisje lokale, ose ligj tjetër,si dhe punët të cilët nuk janë të përjashtuara nga kompetencat e saj ose nuk janë në kompetencë të organeve të qeverisjes shtetrore.

Neni 19
Komuna është kompetente për kryerjen e detyrave rrjedhëse:

1. Planifikimi dhe rregullimi i hapsirësë:

  • Ngritja e iniciativave për sjellje, ndryshim dhe plotësim të planit hapsinor të qytetit të Shkupit dhe planit gjeneral urbanistik të qytetit të Shkupit;
  • Dhënje mendimesh sipas projekteve të planit hapsinor të qytetit të Shkupit dhe planit gjeneral urbanistik të qytetit të Shkupit;
  • Sjellje të planeve detale urbanistike, projekteve urbanistike dhe planeve urbanistike për vendet e banuara të komunës;
  • Aprovon plane urbanistike dhe projekte dhe dhënje të dokumentacionit për ndërtimin e objekteve me domethënie lokale (kushtet për ndërtim, pajtueshmëri urbanistike, leje për ndërtim);
  • Dhënjen e lejeve për vendosjen e objekteve të përkohëshme; mobiljeve dhe përgaditjeve urbane
  • Rregullimin e tokës ndërtimore në pjesën e pajisjes të tokës ndërtimore me objekte dhe instalime të infrastrukturës sekundare.

2. Mbrotja e mjedisit jetësor dhe natyrës 

Ngritje të iniciativave dhe marrja e masave për mbrotjen dhe pengimin nga tendosja e ujit, ajrit, tokës, mbrotja e natyrës, mbrotja nga zhurma dhe rrezatimit të pa jonizuar.

3. Zhvillim ekonomik lokal

  • Planifikim të zhvillimit lokal ekonomik të komunës;
  • Caktimi i prioriteteve strukturore dhe zhvëllimore të Komunës dhe;
  • Përkrahja e zhvillimit të ndërmarjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarjes në Komunë.

4. Veprimtaritë komunale

  • Ndërtimin, mirëmbajtjen, rekonstruimin dhe mbrotja e rrugëve servisore dhe banesore dhe objekteve tjera infrastrukturore;
  • Mirëmbajtja e pastrimit publik të rrugëve servisore dhe banesore;
  • Organizimi, nxerja dhe transportimi i mbeturinave komunale dhe llojeve tjera jo të rrezikshme;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik të rrugëve banesore dhe servisore në rajonin e komunës;
  • Mirëmbajtja e varreve dhe varrezave dhe dhënja shërbimeve arkivole të varrezave të komunës të caktuara me planin urbanistik;
  • Ndërtimi, mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i parkingjeve publike me domethënie për komunën të caktuar me planin urbanistik;
  • Mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i i gjelbërimit në rrugët servisore dhe banesore;
  • Tërheqja e mjeteve të pa regjistruara motorike dhe tjera nga sipërfaqet publike;
  • Mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i tregjeve publike;
  • Dezinfektimi dhe deratazimi dhe;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e pendave sanitare publike.

5. Kultura

  • Përkrahja instuticionale dhe finansiare e instuticioneve kulturore dhe projekteve me domethënje për komunën;
  • Kultivimi i folklorit, dokeve, zehje të vjetra dhe vlerave të ngjajshme kulturore;
  • Organizimi i manifestimeve kolturore, nxitja e formave të llojllojëshme specifike të krijimtarisë dhe
  • Shënimin e ngjarjeve dhe personave me domethënje për komunën.

6. Arsimimi

  • Themelimi, finansimi dhe pjesmarja në udhëheqjen me shkollat fillore në rajonin e saj, në përputhshmëri me ligj;
  • Emërimi i drejtorëve të shkollave fillore, në pajtim me ligj dhe
  • Transporti dhe ushqim të nxënësve në shkolla nga kompetenca e saj, në pajtueshmëri me ligj.

7. Mbrjotja sociale dhe fëmijnore

  • Pronësim, udhëheqje, themelim, finansim dhe mirëmbajtja e instuticioneve publike për fëmijë-Çerdhe fëmijnore,në pajtueshmëri me ligj dhe
  • Marja e masave nga lëmi i mbrojtjes sociale në pajtueshmëri me ligj.

8. Mbrjotja shëndetësore

  • Marja e masave për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe mbrojtja gjatë punës;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Përparimin e shëndetit;
    Aktivitete preventive;
  • Mbykqyrje shëndetësore mbi ambientin jetësor dhe mbi sëmundjet ngjitëse dhe
  • Ndihmë pacientëve me nevoja sociale.

9. Mbrojtja dhe shpëtimi

  • Mbrojtje, shpëtim dhe të kryhen parapregaditje për mbrojtje dhe funkcionim të Komunës në gjendje lufte.

10. Mbikqyrje

  • Mbikqyrje mbi kryerjen e punëve që janë nën kompetencë të komunës.
  • Planet dhe projektet nga paragrafi 1 pika 1 alinea 3 të këtij neni komuna i sjell pas mendimit të fituar pozitiv të mëparshëm nga qyteti i Shkupit dhe pajtueshmëri nga organi i drejtorisë shtetërore kompetent për punët e rregullimit të ambientit.

Punët nga paragrafi 1 pika 1 alinea 5 e këtij neni kryhen në pajtueshmëri me standarte të caktuara, por sipas pëlqimit të fituar paraprak nga qyteti i Shkupit.
Punët nga paragrafi 1 pika 4 alinea 3 të këtij neni kryhen në pajtueshmëri me qytetin e Shkupit.

Punët nga paragrafi 1 pika 9 të këtij neni kryhen në bashkëpunim me qytetin e Shkupit.

Neni 20
Punët nga neni 19 i këtij Statuti,rregullohen me dispozita të Këshillit të Komunës, në pajtueshmëri me procedurat dhe standartet të caktuara me ligj.
Punët nga neni 19 i këtij Statuti, të cilët është e obligueshme ti kryejë komuna do të jenë të ndara me ligje të posatçme dhe programe nacionale.

Neni 21
Punët të cilët nuk janë përjashtuar nga kompetenca e komunës ose nuk janë në kompetencë të organeve të qeverisjes shtetërore caktohen me vendim të Këshillit të komunës.Me vendimin nga paragrafi 1 të këtij neni rregullohet mënyra dhe procedura për kryerjen e tyre.

III.TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E ANËTARËVE TË KËSHILLIT

1. Këshilli i Komunës

Neni 22
Këshilli i Komunës është organ përfaqësues i qytetarëve.
Këshillin e Komunës e përbëjnë 27 përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votë të fshehtë.
Mandati i anëtarit të Këshillit zgjat 4 vjet.
Antari i Këshillit mundet të jetë i përjashtuar.

Neni 23
Mbledhjen e parë të këshillit të ri e thëret kryetari i Këshillit nga përbërja paraprake më së voni në afat prej 20 ditësh, nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.
Nëse Këshilli nuk thirret në afatin e paraparë me paragrafin 1 të këtij neni,anëtarët e Këshillit vetë mblidhen dhe nën udhëheqjen e anëtarit më të moshuar të Këshillit e konstituojnë Këshillin në afat prej 10 ditësh pas kalimi i afatit të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni.
Nëse mbledhja nuk mbahet në afat të paraparë nga paragrafi 2 i këtij neni do të shpallen zgjedhje të reja për anëtarë të Këshillit, në mënyrë të caktuar me ligj.

Neni 24
Anëtarët e ri të zgjedhur të Këshillit në mbledhjen konstituive japin dhe nënshkruajnë dekleratë solemne e cila thotë:

“Unë (emir dhe mbiemri) solemnisht deklaroj se të drejtat dhe obligimet të anëtarit të Këshillit do ti keryej me vetëdije dhe se gjatë kryerjes së tyre do t’i nderoj Kushtetutën, ligjin, rregullat e Këshillit dhe se do ta mbrojë rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”.

Neni 25
Këshilli i Komunës zgjedh kryetar të Këshillit nga rradhët e anëtarëve të Këshillit, me mandate prej katër vitesh.
Kryetari i Këshillit thëret dhe udhëheq me mbledhjet e Këshillit të komunës, kujdeset për organizimin dhe punën e Këshillit dhe i nënshkruan rregullat të cilat i ka sjellë Këshilli dhe në afat prej tre ditësh nga dita e sjelljes së tyre i dorëzon gjer te Kryetari përshkak shpalleje.

Neni 26
Këshilli i Komunës i kryen punët rrjedhëse:

  1. Sjellë Statut të Komunës dhe rregulla tjera;
  2. Sjellë Rregullore për punën e Këshillit;
  3. Sjellë program për punë;
  4. Sjellë Buxhet të komunës dhe llogari Vjetore të komunës;
  5. E cakton lartësinë e shkallëve të tatimeve dhe lartësinë e kompenzimeve dhe taksave;
  6. Sjellë plane detale urbanistike;
  7. Sjellë Programë për rregullimin e tokës ndërtimore;
  8. Sjellë rregulla nga lëmejtë e mbrotjes së ambijentit jetësor dhe natyrës, zhvillimin ekonomik lokal, kulturën, sportin dhe rekreacionin, mbrotjen sociale dhe mbrotjen e fëmijëve, arsimimin, mbrotjen shëndetësore, mbrotja kundër zjarrëve, në korrniza të caktuara me ligj të veçantë ose në pajtueshmëri me programin nacional;
  9. Sjellë Programë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe rrugicave;
  10. Sjellë Program për ndriçim punlik;
  11. Sjellë Programë për ndërtim, rekonstruim dhe mirëmbatje e ujrave lokal;
  12. Sjellë Vendim për mirëmbatjen dhe shfrytëzim të tregjeve publike;
  13. E rregullon mënyrën e pastrimit të oxhaqeve;
  14. E rregullon mirëmbajtjen e hapsirës publike për parkim dhe mënyrën e shfrytëzimit të tij me rëndësi lokale;
  15. Aprovon Programe përmirëmbajtje dhe shfrytëzimin e parqeve dhe hapsira publike me rëndësi lokale
  16. E rregullon mirëmbatjen e varrezave;
  17. E cakton organizimin, rrethin veprues dhe mënyrën e kryerjeve të detyrave të administratës komunale, në propozim të kryetarit;
  18. Themelon shërbime publike dhe kryen mbikqyrje mbi punën e tyre;
  19. Emëron anëtarë në këshilla drejtues në shërbimet publike, të cilat i themelon;
  20. Miraton programë për punë dhe plane finansiare për finansimin e shërbimeve publike, të cilat i themelon;
  21. Vendos për dhënjen e lejeve për kryerjen e veprimtarisë të interesit publik me rëndësi lokale, në pajtueshmëri me ligj;
  22. I miraton raportet për punën dhe llogaritë vjetore të shërbimeve publike, të cilët i ka themeluar;
  23. Vendos për mënyrën e dispozicionit me pronësinë e komunës;
  24. Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit finansiar të Buxhetit të komunës, në pajtueshmëri me ligj;
  25. E zgjedh personin i cili udhëheq me njësinë rajonale të Ministrisë së punëve të mbrendshme në komunë, në pajtueshmëri me ligj;
  26. E shqyrton dhe miraton raportin vjetor për sigurim publik në rajonin e komunës, të cilin e dorëzon gjer te ministria e punëve të mbrendshme dhe prokurorin Popullor;
  27. Mund të jep rekomandime personit udhëheqës në njësinë rajonale të Ministrisë për punë të mbrendshme të lëmisë së sigurisë publike dhe sigurisë së trafikut.
  28. Zgjedh dhe shkarkon kryetar të Këshillit;
  29. Formon komisione të përhershme dhe të përkohëshme ;
  30. Kryen kompetenca të caktuara në pajtueshmëri me ligj në lidhje me të mirat nga përdorimi i përgjithshëm dhe në lidhje me pasuritë natyrore në rajonin e komunës
  31. Ngreh mirënjohje dhe shpërblime komunale
  32. Jep mendime sipas propozim- ligjeve të cilët i takojnë komunës
  33. Kryen zgjedhje dhe emërime tjera nga kompetenca e saj
  34. Sjellë vendime tjera për punët nën kompetencë të saj
  35. E verifikon mandatin e anëtarëve të Këshillit Rinorë pran Komunës Çair
  36. Miraton Planin Akcional për Këshillin Rinorë.
  37. Kryen edhe punë tjera.

Neni 27
Këshilli i komunës vendos me vota të shumicës së anëtarëve të pranishmëm të Këshillit, ndërsa së paku me një të tretën nga numri i përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit, nëse me Statut nuk është paraparë shumicë e veçantë.
Votimi në mbledhjet e Këshillit është publik përveÇ nëse Këshilli nuk vendos për një pjesë të Çështjeve votimi të jetë i fshehur.
Rregullat të cilët i takojnë kulturës, përdorimi i gjuhëve dhe shkrimeve e të cilëve flasin më pak se 20% të qytetarëve në Komunë, caktimi dhe përdorimi i stemës dhe flamurit të Komunës miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në Këshill, para së cilës patjetër të ketë shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm të Këshillit që i takojnë bashkësive të cilët nuk janë banorë shumicë në Komunë.

Neni 28
Mbledhja e jashtëzakonshme thirret për Çështjet me rëndësi për sigurinë dhe sigurimin e qytetarëve, për Çështje të cilat janë lënë përshkak të rrethanave të jashtzakonshme (zjarr, vërshime,termite, epidemi) dhe gjatë vizitave të delegacioneve nga vendet tjera kur përfaqësuesi i tyre don t’ju drejtohet anëtarëve të Këshillit.

Neni 29
Mbledhjen e jashtëzakonshme e thërret kryetari i Këshillit me iniciativë të vetën në propozim të së paku 1/3 të anëtarëve ose në propozim të kryetarit të komunës.
Ftesa për mbledhje me propozim të rendit të ditës dorëzohet te anëtarët e Këshillit në mënyrë sa më të shpejtë.
Para fillimit me punën anëtarët e Këshillit votojnë për arsyetimin e shkaqeve për thirjen e mbledhjes pa diskutim material.

Neni 30
Për kontrollimin e Çështjeve të kompetencave të saj Këshilli formon komision.
Komisionet e Këshillit formohen si të përhershme dhe të përkohshme.
Mandati i komisioneve të përhershme zgjatë aq sa edhe mandate i anëtarëve të Këshillit.

Neni 31
Komisione të përhershme dhe trupat punuese të Këshillit janë:

  • Komisioni për çështje të mandateve, zgjedhjeve dhe emërimeve;
  • Komisioni për finansim, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal;
  • Komisioni për urbanizëm, veprimtari komunale dhe mbrotje të ambientit jetësor;
  • Komisioni përbarazi gjivore;
  • Komisioni për marëdhënie mes bashkësive;
  • Komisioni për Statut dhe Rregullore;
  • Komisioni për rregullativë;
  • Komisioni për arsim dhe kulturë;
  • Komisioni për veprimtari shoqërore;
  • Këshilli rinorë.

Neni 32
Këshilli me vendim të posatçëm mund të formojë komisione të përkohëshme dhe zgjidhje të çështjeve të caktuara nën kompetencë të saj.

Neni 33
Komisionet e Këshillit të Komunës:

  • Diskutojnë për çështje të lëmisë për të cilën janë formuar;
  • Japin mendime dhe propozime gjer te Këshilli dhe
  • I shqyrtojnë propozimet e kryetarit, të anëtarëve të Këshillit dhe iniciativat e qytetarëve nga lëmejtë për të cilët janë formuar.

Neni 34
Komisioni për çështje të mandateve, zgjedhjeve dhe emërimeve:

  • Shqyrton dhe prеgadit propozime të cilët u përkasin Çështjeve mandatore dhe të imunitetit;
  • Shqyrton dhe prеgadit propozime për zgjedhjedhe ,emërime dhe shkarkim nga kompetenca e Këshillit të Komunës;
  • Përcakton rroga, kompenzime dhe të ardhura tjera personave të zgjedhur dhe të emëruar;
  • E përcakton lartësinë e kompenzimit të rrogave dhe harxhimeve ditore të anëtarëve të Këshillit të Komunës, si dhe të harxhimet të bëra në kryerjen e punëve që ia ka besuar Këshilli i Komunës;
  • Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit i zgjedh Këshilli i Komunës në mbledhjen e sajtë pare.

Neni 35
Komisioni për finansim, Buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal:

  • Shqyrton çështjet në lidhje me finansimin e komunës;
  • Shqyrton Buxhetin dhe llogarinë përfundimtare ;
  • Shqyrton çështje që I përkasin planifikimit dhe programimit të zhvillimit ekonomik lokal.

Neni 36
Komisioni për urbanizëm, veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor:

  • Shqyrton çështjet e planifikimit urbanistik ;
  • Shqyrton çështjet e punëve të shërbimeve publike;
  • Shqyrton çështjet e rregullimit komunal te qytetit – komunës dhe vendbanimeve ;
  • Shqyrton çështje të mbrojtjes së ambientit jetësor dhe natyrës.

Neni 37
Komisioni për barazi gjinore:

  • Shqyrton çështjet për mundësi të barabarta mes femrave dhe meshkujve;
  • Shqyrton çështjet për përfaqësimin e femrave në organet dhe pjesmarja e tyre në proekte nga kjo lëmi;
  • Shqyrton edhe çështje tjera me domethënje për barazigjinore.

Neni 38
Komisioni për marëdhënie mes bashkësive i shqyrton Çështjet të cilat kanë të bëjnë me marëdhëniet mes bashkësive të përfaqësuar në komunë dhe jep mendime dhe propozime për zgjidhjen e tyre.

Neni 39
Komisioni për Statut dhe Rregullativë ngreh iniciativë dhe i studion mendimet, propozimet dhe sugjerimet që i përkasin Statutit të Komunës Çair dhe propozon ndryshim dhe plotësim të tyre.
Kryetari i Komisionit për statut, sipas funksionit është kryetari i Këshillit.

Neni 39 – a
Komisioni për Rregullativë:
Shqyrton propozimet për sjelljen e projekteve dhe propozimeve të Vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme që i sjellë Këshilli, nga këndvështrimi e harmonizimit të tyre me Kushtetutën, ligjet dhe Statutin e Komunës Çair dhe me sistemin juridik, si dhe nga këndvështrimi i bashkëpunimit të tyre juridik dhe për këtë Këshillit i dorëzon raport me mendime dhe propozime;
Shqyrton kërkesat për dhënie të interpretimit autentik dhe përpilon propozime të interpretimit autentik të vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme që i sjell Këshilli;
Vërteton tekste të korrigjuara të Vendimeve dhe akteve tjera të Këshillit, nëse për atë me akte autorizohet;
Bën barazimin e tekstit burimor të vendimit të miratuar dhe akti tjetër të Këshillit dhe jep korrigjime të gabimeve në tekst të vendimeve ose akteve tjera që janë të shpallura në “Fletën zyrtare të Komunës Çair”,
Shqyrton vendimet dhe aktet tjera të organeve të komunës të kontestueshme para Gjykatës Kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Neni 40
Komisioni për arsim dhe kulturë:

  • Shqyrton çështje në lidhje me organizimin e arsimit fillor, rrjetit të shkollave, themelim dhe ndërprerje të shkollave fillore, statutin, program për punë;
  • Shqyrton programet mësimore, planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të shkollave fillore ;
  • Shqyrton punën e këshillave shkollore dhe propozon anëtarë të të tyre dhe,
  • Shqyrton çështje tjera që i përkasin arsimit fillor dhe për to jep iniciative, mendime dhe propozime deri te Këshilli;
  • Shqyrton çështje në lidhje me organizimin, zhvillimin dhe përparimin e kulturës; nxitja e krijimtarisë; mbrojtja dhe shfrytëzimi i pasurisë kulturore, veprimtaria e muzeumeve dhe bibliotekare; realizimi i programeve të aktiviteteve të definuara; shënimi i ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme për Komunën Çair dhe çështje tjera me domethënie për kulturën dhe për to jep iniciativa, mendime dhe propozime deri te Këshilli .

Neni 40-a
Komisioni për veprimtari shoqërore:

  • Shqyrton çështje në lidhje me kompetencat e komunës të cilat I perkasin kultures, sportit dhe rekreacionit ,mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes shëndetësore;
  • Shqyrton çështje në lidhje me zhvillimin e sportit, zhvillimin dhe përmirësimin e kulturës fizike dhe aktivitete rekreative;
  • Shqyrton çështje në takime sportive dhe manifestime dhe çështje tjera me rëndësi për sportin dhe për to jep iniciativa, mendime dhe propozime deri te Këshilli ;
  • Shqyrton çështje në lidhje me arsimimin dhe edukimin e të rinjve, nxitjen e krijimtarisë të të rinjve, edukimin për mbrojtje preventive të të rinjve nga sëmundjet e varura dhe nga sëmundjet ngjitëse, (sida) dhe çështje tjera që u përkasin të rinjve dhe për to jep iniciative, mendime dhe propozime deri te Këshilli dhe
  • Shqyrton çështje në lidhje me sigurimin publik dhe sigurimi në trafik si dhe mbrotja kundër zjarreve.

Neni 40-b
Në komunën Çair formohet Këshilli Rinorë si trup këshilldhënës në suaza të çështjeve rinore dhe politikave përtë rinj, të rinj në Komunë në moshë nga 15-29 vite.

Neni 40-b
Këshilli Rinorë realizon këtë punë:

  • Propozojnë pika në Këshill për Rendin e ditës të cilat I tangojnë të rinjtë.
  • Inicicojnë pyetje për të rinjë nga fushveprimi I Komunës .
  • Inicojnë, marin pjesë dhe japin informata kthyese për procesin e strategjisë locale rinore dhe politika tjera.
  • Ofrojnë deri te komuna informacione për çështje të cilat I tangojnë të rinjtë dhe
  • Kryejnë edhe punë tjera këshilldhënëse dhe prezentuese nëpajtim me ligjin për pjesëmarje rinore dhe politikave rinore.

Neni 40-ç
Këshilli Rinorë numron 7 anëtarë.

Këshilli rinorë përbëhet nga:

  • Organizimi I të rrinjëve
  • Rinia politike
  • Organizata studentore dhe shkollore

Forma tjera të organizimit rinorë.

Neni 40-d
Anëtarët e Këshillit Rinorë zgjidhen nga nga Kuvendi i të rinjëve direkt me votim të msheft në të cilë të drejtë vote kanë delegatët nga Kuvendi i të rinjëve në komunën Çair.
Për të zgjedhur konsiderohen ata kandidatë të cilët kanë marë më së shumti vota nga delegatët prezent. në Kuvend.
Anëtarët e Këshillit Rinorë verifikohen nga ana e Këshillit të Komunës Çair pas marjes së vendimit nga ana e Kuvendit të të rinjëve në komunën Çair .

Nga ana e Këshillit Rinorë zgjidhet kryetar dhe zëvendës kryetar i Këshillit Rinorë

Neni 40-dh

  • Këshilli i Komunës çair miraton Strategji Lokale për të rinj për periudhë 5 vjeçare.
  • Strategjia lokale për të rinj realizohet nga buxheti i Komunës Çair.
  • Strategjia Lokale për të rinj është dokument përmes të cilit në pajtim me strategjinë nacionale për të rinj përcaktohen qëllime afatmesme dhe prioritete për zhvillimin e politikave rinore dhe për avansimin e interesave të të rinjëve në rafshin lokal dhe përcaktohen masat organizative,finansiare dhe administrative për realizimin e tyre.
  • Strategjia Lokale përmban edhe Plan Akcional për realizimin e qëllimeve të definuara , dinamikës ,bartësit e aktiviteteve dhe proektimin e mjeteve buxhetore si dhe kushtet dhe indikatorët për evaluim dhe realizim të strategjisë për të rinj.
  • Planet akcionale për strategjinë Lokale për të rinj pregaditen nga Komuna në bashkëpunim me Këshillin lokal rinorë dhe të njejtat i miraton Këshilli Komunal i Komunës Çair për periudhë njëvjeçare ku parashihet buxhet për realizim

Neni 40-e
Në Komunë formohet zyre për të rinj prej nga koordinohet puna për të rinj në komunë dhe paraqet pikë primare për qasjen e të rinjëve në rafshin lokal.

Nga buxheti i Komunës çair për të rinj ndahen mjete në lartësi prej së paku 0,1%në periudhë vjetore.

Neni 41
Kryetarin dhe anëtarët e komisioneve i zgjedh Këshilli i Komunës në propozim të Komisionit për çështje të mandateve, zgjedhjeve dhe emërimeve.
Propozimi për zgjedhje përmban po aq kandidat sa që zgjidhen anëtarë të trupave punues.
Partitë politike, të cilët participojnë në Këshillin e Komunës, do të jenë proporcionalisht të përfaqësuar në numrin e përgjithshëm të anëtarëve në të gjitha komisionet.

Neni 42
Mënyra e punës së komisioneve më për së afërmi caktohet me Rregulloren e Këshillit të Komunës.

2.  Kryetari i komunës

Neni 43
Kryetari e prezenton dhe e përfaqëson Komunën.
Kryetari zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehur në pajtueshmëri me ligj për periudhë prej katër vitesh.
Kryetari i Komunës funksionin e tij e kryen profesionalisht.

Neni 44

Kryetari në kornizat e kompetencave të tij:

  • Inicon dhe propozon sjeljen e dispozitave nën kompetencë të Këshillit të Komunës;
  • E kontrollon ligjshmërinë e dispozitave të Këshillit;
  • E siguron kryerjen e punëve të cilat i janë derigjuar deri te organi i drejtorisë shtetërore;
  • E propozon Buxhetin vjetor dhe llogarinë vjetore të Buxhetit të Komunës;
  • E kryen Buxhetin e Komunës;
  • Siguron shfrytëzim të drejtë dhe ligjor, mirëmbetja dhe mbrotja e pronësisë së Komunës në pajtueshmëri me Ligjin e këtij Statuti;
  • Vendos në punët drejtuese për të drejtat, obligimet dhe interesat të personave juridik dhe fizik, në pajtueshmëri me ligj;
  • Udhëheq me administratën komunale;
  • Sjellë rregullore për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale;
  • Vendos për punësimin, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë të punëtorëve në administratën komunale, derisa ndryshe nuk është e përcaktuar me ligj;
  • Kryen edhe punë tjera të cakruara me këtë ligj dhe Statut;
  • Kryetari ka të drejtë të prezentojë dhe të marrë pjesë në punën e mbledhjeve të Këshillit.

Neni 45
Kryetari i shpallë dispozitat e Këshillit në ,, Fletën zyrtare të Komunës Çair ,,
Kryetari e siguron kryerjen e vendimeve të Këshillit.

Neni 46
Kryetari është i obliguar, në afat prej shtatë ditësh që nga dita e dorëzimit të dispozitës Këshillit, me vendim ta ndalon shpalljen e saj nëse vlerëson se nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet.
Kopje nga vendimi i arsyetuar për mos shpallje dorëzohet deri te Kryetari i Këshillit të Komunës.
Këshilli është i obliguar, në afat prej 15 pesëmbëdhjet ditësh ta shpallë dispozitën dhe njëkohësisht të sjellë iniciativë për marrjen e procedurës për vlerësimin e kushtëtueshmërisë dhe ligjshmërishë të dispozitës kontestuese para gjyqit Kushtetues të Rebublikës së Maqedonisë.
Nëse Këshilli e vërteton dispozitën kryetari është i obliguar ta shpallë dhe njëkohësisht të dorëzojë iniciativë për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë e dispozitës së kontestueshme para Gjyqit kushtetues të Republikës së Maqedonisë
Kryetari është i obliguar për iniciativën ta informojë ministrinë kompetente për kryerjen e punëve të cilët i takojnë vetëqeverisjes lokale.

Neni 47
Kryetari është i obliguar të sjellë raport për kryerjen e vendimeve të sjella nga ana e Këshillit në secilin tre mujor gjetë vitit.
Për kryerjen e obligimeve të tij Kryetari e informon sipas nevojës Këshillin, por së paku dy herë në vit.

Neni 48
Kryetari udhëheq me pronën e komunës si nikoqir i mirë.
Në udhëheqjen me pronën e komunës Kryetari është i obliguar të marrë masa dhe ta sigurojë shfrytëzimin e pronësisë në pajtueshmëri me ligj.

Neni 49
Gjatë kohës së pengimit ose mungesës deri më gjashtë muaj Kryetarin e zëvendëson anëtar i Këshillit të komunës të cilin e përcakton Kryetari.
Kryetari është i obliguar me vendim da përcaktojë anëtarin e Këshillit i cili e zëvendëson.

Vendimi nga paragrafi 2 i këtij neni shpallet në
Fletën zyrtare të Komunës Çair
Për ditën e shfaqjes së pengesës ose mungesës Kryetari e informon kryetarin e Këshillit.
Anëtarit të Këshillit i pezullohet funksioni anëtar i Këshillit prej kohës derisa e zëvendëson kryetarin.

Neni 50
Në komunë formohet Këshill i konsumatorëve.
Këshilli i konsumatorëve dë të shqyrton Çështje dhe do të cakton propozime të cilët u takojnë kualiteteve të shërbimeve publike të Komunës.

Neni 51
Këshilli i konsumatorëve përbëhet prej shtatë anëtarëve, prej të cilëvet tre janë përfaqësues të grupeve më të mëdha të shfrytëzuesve të shërbimeve publike dhe katër janë përfaqësues të qytetarëve- shfrytëzues të shërbimeve.

Neni 52
Anëtarët e Këshillit të konsumatorëve i zgjedh Këshilli i komunës në propozim të Komisionit për Çështje të mandateve, zgjedhjeve dhe emërimeve.
Mandati i anëtarëve të Këshillit zgjat dy vjet.

Neni 53
Këshilli i konsumatorëve:

  • Do ta ndjekë gjendjen e dhënies së shërbimeve nga ana e shërbimeve publike;
  • Do të kujdeset për zgjedhjen e problemeve që kan qytetarët gjatë shfrytëzimit të shërbimeve nga ndërmarjet dhe instuticionet të cilët kryejnë shërbime publike;
  • Do të kujdeset për përparimin e marrëdhënieve të nëpunësve ndaj shfrytëzues të shërbimeve;
  • Do të organizojë tribuna publike dhe tryeza të rrumbullakta ku do të diskutohet për përmirsimin e mbrotjes së kosumatorëve, dhe
  • Dë të kryejë edhe punë tjera të caktuara me këtë statut ose akt tjetër të Komunës.

IV.AKTET E ORGANEVE TË KOMUNËS

a) Akte të përgjithshme

Neni 54

Statuti është akt themelor i Komunës me të cilin vërtetohen Çështjet kryesore në lidhje me kompetencat dhe organizimin e komunës dhe Çështjet tjera të vlefshme për komunën.
Statusi i komunës sillet në dy faza si planë Staus dhe propozim Satus.
Statusin e Komunës e sjell Këshilli me shumicën e votave prej numrit të përgjithshëm të antarëve të Këshillit të Komunës.

Neni 55
Këshilli sjell rregullore të Këshill, vendime plane dhe programe zgjedhje, përfundime dhe akte tjera dhe jep mendime dhe përcakton drejtime.

Neni 56
Me Rregulloren e Këshillit caktohet mënyra e punës dhe procedura për vendimin e Këshillit dhe komisionet e përhershme dhe të përkohshme. Regullorja e Këshillit të Komunës sillet me shumicën e votave prej numrit të përgjithshëm të antarëve të Këshillit.

Neni 57
Me vendimin e Këshillit caktohen punët me domethënje lokale të komoetencës së komunës .
Me vendimin e Këshillit themelohet administrarta e komunës dhe regullohet mënyra e punës së sajë dhe themelohen shërbime publike.
Me vendim Këshilli regullohen edhe Çështje tjera në kompetencë të tij

Neni 58
Këshilli sjell përfundime kur shqyrton raporte, informata dha analiza.
Këshilli jep mendime dhe cakton drejtime për kryerjen e dispozitave dhe akteve tjera.

Neni 59
Procedura për sjelljen e akteve të përgjithshme rregullohet me Rregulloren e Këshillit të Komunës.
Aktet e përgjithshme dhe tjera shpallen në “Fletën zyrtare të Komunës Çair”.

Aktet e përgjithshme hynë në fuqi dëtën e tetë nga dita e shpalljes; por në veçanti që e cakton Këshilli i Komunës me ditën e shpalljes.

b) Aktet e veçanta

Neni 60
Këshilli dhe kryetari në korniza të kompetencave të tij sjellë akte të veçanta.
Këshilli sjell vendime për zgjedhje dhe emërime.
Kryetari i komunës sjell vendime.

Neni 61
Kryetari i komunës është i obliguar në afat prej shtatë ditësh nga dita e dorëzimit aktet ti shpallë në “,, Fletën zyrtare të Komunës Çair ,,

Neni 62
Për shpalljen e akteve evidentohet përmbledhje e veçantë.
Përmbledhjen mund ta shfrytëzojnë qytetarët dhe e njejta do të vihet në kontroll Çdo ditë pune.

V. FORMAT E DREJTËPËRDREJTA TË PJESËMARJES SË QYTETARËVE NË VENDIMIN E KOMUNËS

Neni 63
Qytetarët drejtpërsëdrejti marrin pjesë në vendimin e çështjeve të rendësisë lokale nëpërmjet iniciativës qytetare, tubimeve të qytetarëve dhe referendum në mënyrë dhe procedurë të caktuar me ligj.
Aprovimi i pjesmarrjes së drejtëpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarje finansohet nga Buxheti i komunës.

a) Iniciativa qytetare

Neni 64

Qytetarët kanë të drejtë ti propozojnë Këshillit të sjellë akt të caktuar ose të zgjidhë çështje të caktuara të kompetencës së saj.
Këshilli është i obliguar të diskutojë sipas propozimit të qytetarëve nga paragrafi 1 të këtij neni nëse e përkrahin së paku 10% prej zgjedhësve të komunës ose të bashkësisë urbane të cilës i përket Çështja e caktuar.
Këshilli është i detyruar të mbajë diskutim më së voni në afat prej 90 ditësh pas dorëzimit të iniciativës dhe për vendimin i informon qytetarët.

a) Tubim i qytetarëve

Neni 65
Tubimi i qytetarëve mund të thirret për regjionin e gjithë komunës ose për regjionin e bashkësisë urbane.
Tubimin e qytetarëve e thërret kryetari i komunës sipas iniciativës së tij, në kërkesë të Këshillit ose në kërkesë të së paku 10% prej zgjedhësve të komunës ose të bashkësisë urbane të cilës i përket Çështja e përcaktuar.
Akti për thirrjen e tubimit të qytetareve vihet (theksohet) në vende publike në mënyrë të rëndomtë ose nëpërmjet mjeteve për informim publik.

Neni 66
Në tubimin e qytetarëve në vendimin marrin pjesë qytetarët të cilët kanë të drejtë zgjedhore.
Tubimi i qytetarëve mund të mbahet nëse marrin pjesë së paku 10% prej zgjedhësve.

Neni 67
Organet e Komunës janë të obliguar në afat prej 90 ditësh ti shqyrtojnë konkluzionet të sjellura në tubimin e qytetarëve dhe ti marrin parasysh gjatë vendimit dhe sjelljes masat sipas Çështjeve të cilave ju përkasin dhe ti informojnë qytetarët për vendimet e tyre në mënyrë të rëndomtë ose nëpërmjet fletëzës zyrtare të komunës.

Neni 67 – a
Kryetari i komunës dhe Këshilli Komunal me iniciativë personale organizojnë forume të bashkësive si formë e pjesëmarjeve publike të gjithë qytetarëve të Komunës për diskutimin e problemeve dhe përcaktimin e zgjedhjeve dhe prioriteteve , propozim dhe përzgjedhje si dhe zhvillimin e proekteve me interes për bashkësitë.
Organizimi i forumeve i përshkruar në paragrafin paraprak nga ky nen mund të inicohet edhe nga persona të interesuar fizik dhe juridik të cilët janë të gatshëm finansiarisht dhe materialisht të përkrahin proekte në interes të Komunës.
Kërkesat nga paragrafi 2 i këtij neni dorëzohen deri te kryetarii Komunës i cili në bazë të dokumenteve strategjike dhe qëllimit për zhvillimin e Komunës vendos se a do të pranohet propozimi apo do të refuzohet.
Mënyra dhe procedura efinksionimit të forumeve të bashkësive përcaktohet me Rregullore të cilën e miraton Këshilli Komunal me propozim të Kryetarit tëKomunës.

c) Referendum

Neni 68

Referendum shpall Këshilli i Komunës me iniciativë të tij për Çështje të kompetencave të tij dhe me rëndësi për komunën.
Këshili është i obliguar të shpallë referendum të kërkesës të së paku 20% prej zgjedhësve të komunës.
Kërkesa për shpallje të rreferendumit dorëzohet deri te Këshilli i komunës me numër të duhur nënshkrimesh të zgjedhësve të dhënë para organit kompetetnt i cili mban evidencë për të drejtën zgjedhore të qytetarëve të komunës.

Neni 69
Pas kërkesës për shpallje të referendumit Këshilli i komunës më së voni në afat prej 60 ditësh nga parashtrimi i kërkesës sjell vendim për shpallje të referendumit.
Pas vendimit për shpalljen e referendumit përcaktohen Çëshjet për të cilat vendoset në referendum, dita e mbatjes së tij dhe procedura për miratimin e referendumit.

Neni 70
Vendimi për shpallje të referendumit shpallet në fletën zyrtare të komunës.
Nga dita e shpalljes së vendimit për shpalljen e referendumit deri në ditën e mbatjes së referendumit nuk mund të kalojnë më pak se 15 ditë as më shumë se 60 ditë.

Neni 71
Referendumi është e domosdoshme të shpallet për futjen e vetkontributit për rajonin e komunës.

Neni 72
Referendumin e aprovon Komisioni për miratim të referendumit të emëruar nga Këshilli i komunës.
Procedura për votim aprovohet në pajtueshmëri me Ligj.
Të drejtë votimi në referendum kanë qytetarët me të drejtë zgjedhjeje.

Neni 73
Vendimi i referendumit sillet me shumicën e votave të zgjedhësve të cilët kanë votuar, nëse në referendum kanë dalë më shumë se gjysma e numrit të zgjedhësve të regjistruar.
Vendimi i sjellur në referendum është e domosdoshme dhe shpallet në fletën zyrtare të komunës.

d) Parashtresa dhe propozime

Neni 74

Për punën e organeve të Komunës dhe administratës komunale, qytetarët kanë të drejtë, veçmas ose së bashku me të tjerët të shtrojnë parashtresa dhe propozime.

Neni 75
Parashtresat dhe propozimet parashtrohen në formë të shkruar ose gojor në proçesverbal,veçmas ose në grup, deri te kryetari.
Për parashtresa dhe propozime nuk paguhet taksë.

Neni 76
Parashtruesi nuk guxon të durojë pasoja të dëmshme për shkak të parashtrimit të parashtresës, as për atë nuk mundet të thiret në përgjegjësi.

Neni 77
Proceduimi pas parashtresave dhe propozimeve kap përmbledhjet e të dhënave, lajmërimeve dhe mendimeve për rrethanat që janë me rëndësi për vlerësimin e drejtë në thelbësoren e parashtresës, si dhe marrjen e masave të duhura për eliminimin e lëndimit të parashtruesit ose lëndimin e interesave publike.

Neni 78
Kryetari, është i obliguar më së voni në afat prej 60 ditësh nga dita e pranimit të parashtresës, gjegjësisht propozimit, parashtruesit ti dorëzojë përgjegje të arsyetueshme.
Nëse parashtresa ose propozimi nuk i përkasin punës nën kompetencë të organeve të komunës, kryetari i dorëzon deri te organi kompetent gjegjës dhe për këtë e lajmëron parashtruesin.

ç) Tribuna publike, anketa dhe propozime

Neni 79
Organet e Komunës, gjatë sjelljes së dispozitave të kompetencës së saj paraprakisht mund të organizojnë tribunë publike, të zbatojnë anketime ose të kërkojnë propozime nga qytetarët.
Tribuna publike organizohet kur sillen dispozitat për Çështje të zhvillimit lokal ekonomik, nevojave komunale (furnizim ujor, mirëmbatja e pastrimit publik, mirëmbatjen e rrugëve publike dhe rrugicave) dhe Çështje tjera më rendësi më të gjërë lokale.
Anketimi zbatohet për sjellje të planeve urbanistike dhe Çështjeve tjera me rëndësi lokale.
Mbledhja e propozimeve nga qytetarët për zgjedhjen e çështjeve me rëndësi lokale do të kryhet përmes shpalljes së lajmërimit me të cilën do të thiren qytetarët të japin propozime të tyre.
Procedura, mënyra dhe koha e marrjes të njërës nga aktivitetet e shënuara nga paragrafi 1 i këtij neni, do të rregullohet me vendim të sjellë nga organi i cili e ka organizuar.

VI. PRONËSIA DHE FINANSIMI I KOMUNËS

a) Pronësia

Neni 80

Pronësimin e Komunës e përbëjnë gjëra të tundëshme dhe të patundëshme, mjete të hollash dhe të drejta.
Pronësimin Komuna e arrinë prej burimeve të veta të të ardhurave, nëpërmjet finansimit të qytetarëve apo me pjesmarjen e tyre në mënyrë tjetër, prej dhuratave dhe prej gjërave tjera.

Neni 81
Për blerje, huazim dhe ngarkim të pronësimit të mjeteve të patundëshmërisë vendosë Këshilli i Komunës.
Huazimi i pronës së Komunës bëhet vetëm nëpërmjet ankantit publik, në pajtim me ligjin.

Çmimi shitës i gjërave nuk guxon të jetë më vogël se çmimi me vlerë ne tregë.
Mjetet e fituara nga shitja e lëndëve mund të investohen vetëm për arritje të lëndëve të reja ose rekonstruimin e lëndëve ekzistuese në pronësi të Komunës.

Neni 82
Komuna e evidenton pronësinë e saj dhe vlera e saj tregohet në llogarinë vjetore.

Neni 83
Mjetet në pronësi të Komunës mund të jepen në shfrytëzim të subjektëve tjerë nëpërmjet ankantit publik, në pajtueshmëri me ligj.

b) Finansimi

Neni 84

Komuna finansohet nga burimet e saja të të arrdhurave, tatimeve lokale, shpenzimeve dhe taksave të caktuara me ligj, shtesave nga shteti dhe burimeve e të ardhurave të caktuara me ligj.
Komuna në korniza të kompetencave të saja, pamvarsisht disponon me burimet e saja të të ardhurave.

Neni 85
Të arrdhurat dhe harxhimet e komunës caktohen me Buxhetin e Komunës.
Buxheti i Komunës përmban bilanc të të arrdhurave dhe harxhimeve të Buxhetit, por bëhet fjalë për vitin fiskal prej dymbëdhjet muajsh i cili fillon prej të 1-it janar, kurse përfundon me 31-shin dhjetor nga secili vit kalendarik.

Neni 86
Propozimi i Buxhetit të Komunës e cakton kryetari dhe e dorëzon deri te Këshilli i Komunës për sjelljen e tij jo më se voni deri në mesin e muaj nëndor.
Këshilli nuk mundet ta shqyrtojë propozimin e Buxhetit të Komunës para kalimit të njëzet ditëve nga dita e dorëzimit te këshilltarët.

Neni 87
Për secilin ndryshim të Buxhetit të Komunës, për harxhimet e miratuara plotësuese të vijuara me masa që do ti zmadhojnë të ardhurat e propozuara ose ti zvoglojnë harxhimet tjera në sasi të barabartë,vendim sjell Këshilli i Komunës.

Neni 88
Për mbulimin e kërkesave të paparapara për harxhimet të cilat do të paraqiten në vijim të vitit Buxhetor, nga harxhimet e përgjithshme rrjedhëse dhe kapitale ndahet rezervë buxhetore në lartësi të caktuar me ligj.
Për shfrytëzimin e mjeteve nga buxheti rezervë vendos Këshilli i Komunës me propozim të kryetarit.
Këshilli me vendim mund ta autorizojë kryetarin për mënyrën e shfrytëzimit të rezervave buxhetore.

Neni 89
Nëse Buxheti i Komunës për vitin e ardhshëm nuk sillet deri më 31-shin dhjetor në vitin rrjedhës, do të procedohet në pajtueshmëri me Ligjin për buxhetet dhe do të futet finansim kohor dhe atë më së voni për gjashtë muaj.

Neni 90
Në fund të secilit vit fiskal përgaditet llogaria vjetore e Buxhetit të Komunës.
Llogarinë vjetore të Buxhetit, Këshilli i Komunës duhet ta aprovojë më së voni deri më 31-shin mars në vitin vijues, për vitin e kaluar.

Neni 91
Kryerjen e Buxhetit të Komunës e kryen kryetari, ndërsa më konkretisht rregullohet me Vendimin për kryerjen e Buxhetit të Komunës.

VII. VETËQEVERISJA VENDORE NË KOMUNË

Neni 92
Qytetarët e Komunës vendosin për punët e drejtpërdrejta dhe rendësisë së përditshmërisë të jetës dhe punës së tyre dhe nëpërmjet formave të vetëqeverisjes vendore të cilët mundet ti themelojnë në pajtueshmëri me këtë Statut.

Neni 93
Në Komunë si forma të vetëqeversisjes vendore mund të themelohen bashkësi urbane.

Neni 94
Bashkësia urbane themelohet në rajonin e Komunës për njësinë urbane në pajtueshmëri me planin urbanistik.

Neni 95
Iniciativën për themelimin e bashkësive urbane mund ta ngrenë së paku 10% e qytetarëve, banorë të rajonit për të cilin ka interes për themelim vetëqeverisja lokale.

Neni 96
Iniciativa për themelim përmban: dorëzues, përshkrim i rajonit për të cilin kërkohet themelimi i bashkësisë urbane, arsyetim të nevojave për themelim dhe nënshkrime të qytetarëve të interesuar.
Iniciativa për themelim dorëzohet deri te Këshilli i Komunës, i cili e shqyrton dhe vlerëson se a janë përmbushur kushtet për themelimin e bashkësisë urbane.

Neni 97
Vendimi për themelimin e bashkësisë urbane sillet në Tubim të qytetarëve deri te rajoni gjegjës nëpërmjet votës publike me shumicën e votave të qytetarëve të pranishëm.

Neni 98
Qytetarët nëpërmjet bashkësive urbane, në pajtueshmëri me këtë Statut dhe vendimet për themelim kujdesen për:

  • Gjidhjen e çështjeve nga infrastruktura komunale për rajonin gjegjës;
  • Ndërtimin dhe mirëmbatjen e objekteve të interesit publik (ujësjellsa, rrugë, shtëpia kulturore, objekte sportive etj.);
  • Mbrotja e ambientit jetësor dhe natyrës;
  • Ngritja e iniciativës për rregullimin e hapsirës;
  • Organizimi i manifestimeve kulturore, sportive, zbavitëse dhe
  • Punë tjera me rëndësi direkte të përditshmërisë për jetën dhe punën e qytetarëve.

Këshilli i bashkësisë urbane jep iniciativë dhe propozime deri te organet kompetente të Komunës, për Çështje nga lëmi i arsimit, shëndetsisë, mbrotjes sociale dhe Çështjeve tjera në interes të qytetarëve.

Neni 99
Punët nga neni 98 të këtij Statuti finansohen prej:

  • Mjeteve të cilat Komuna do t’ia lëshojë bashkësive urbane në pajtueshmëri me planet dhe programet për zhvillimin e tyre;
  • Mjeteve të cilat qytetarët drejtpërsëdrejti i bashkojnë;
  • Mjeteve të cilat i ndajnë personat e interesuar juridik dhe fizik;
  • Mjeteve nga shpenzimi i shërbimeve dhe
  • Dhuratave dhe mjeteve tjera.

Neni 100
Bashkësia urbane është person juridik në korrniza të të drejtave të caktuara me këtë Statut.
Organi i bashkësisë urbane është Këshilli.
Këshillin e zgjedhin qytetarët e bashkësisë urbane në tubim të qytetarëve me votë publike, nëse tubimi nuk vendos votimi të bëhet fshehur.
Këshilli është i përbërë nga tre deri në nëntë anëtarë.
Mandati i anëtarëve të këshillit zgjatë katër vjet.

Bashkësia urbane ka vulë të saj (në formë rrethore) dhe vulë arhivore (katërkëndësh).

Neni 101
Vendim për shpalljen e zgjedhjes të anëtarëve të këshillit sjell këshilli në përpërjen e vjetër, më së voni 30 ditë prej kalimit të mandatit.
Nëse vendimi nga paragrafi 1 i këtij neni nuk sillet në afatin e caktuar, vendimi për shpalljen e zgjedhjes të anëtarëve të këshillit dhe për formimin dhe zgjedhjen e këshillave zgjedhor sjell kryetari i komunës në afat prej 15 ditësh.

Neni 102
Propozim dhe përcaktim të kandidatëve për anëtarë të këshillit kryhet në tubim të qytetarëve.
Për të caktuar vlerësohen kandidatët të cilët kanë fituar shumicën, gjegjësisht numrin më të madh të votave nga qytetarët prezent në tubimin

Neni 103
Procedura për propozim, caktim dhe zgjedhje të anëtarëve të Këshillit për së afërmi rregullohet me Dispozitat për punë në formën e vetëqeverisjes lokale.

Neni 104
Për anëtarë të zgjedhur të këshillit vlerësohen kandidatët të cilët kanë fituar shumicën gjegjësisht numër më të madh votash nga të zgjedhurit të cilët kanë votuar.

Neni 105
Këshilli prej anëtarëve të tij zgjedh kryetar me mandate 4 vjeçar, i cili e prezenton dhe e përfaqëson bashkësinë urbane.
Procedura për zgjedhje të kryetarit të Këshillit të bashkësisë urbane është e njejtë si për zgjedhje të kryetarit të Këshillit të komunës.
Këshilli sjell dispozita me të cilat rregullohet puna e bashkësisë urbane si dhe program për punë.

Neni 106
Kryetari i Komunës, me vendim mund të delegojë kryerjen e punës së përcaktuar nga interesi i drejtpërdrejtë dhe me rëndësi të përditshme për jetën dhe punën e banorëve, te kryetari i këshillit të bashkësisë urbane.
Mjetet e duhura për kryerjen e punëve, nga paragrafi 1 i këtij neni caktohen me vendim për derigjimin e kompetencës.
Me vendim përcaktohet organi dhe mënyra e kryerjes së mbikqyrjes mbi kryerjen e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni.

Neni 107
Administrata komunale i kryhen punët profesionale, administrativo-teknike dhe kontabiliteto-finansiare të organit të bashkësisë urbane.
Kontrollimin mbi harxhimet e mjeteve të cilët do të jenë të kahëzuara për kryerjen e kompetencave deleguese e kryehen administrate komunale.

VIII. INFORMIMI I QYTETARËVE DHE QASJE E LIRË DERI TE INFORMATAT ME KARAKTER PUBLIK

a) Informimi i qytetarëve

Neni 108
Organet e Komunës, komisionet e këshillit të komunës dhe ndërmarjet publike dhe instuticionet të themeluara nga komuna, i informojnë qytetarët për vendimet dhe aktivitetet e tyre të cilët janë me rëndësi të drejtpërdrejtë për jetën dhe punën e qytetarëve në komunë dhe për informata tjera të interesit publik.
Qytetarët e komunës informohen për:

  • Dispozitat të cilat i sjell Këshilli i komunës;
  • Mënyra dhe kushtet për realizimin e të drejtave të tyre
  • Detyrat e qytetarëve të cilat dalin prej kompetencave të komunës;
  • Planet, projektet dhe programet të cilat janë në përgaditje, por janë me rëndësi për zhvillimin e komunës;
  • Shërbimet të cilat i fitojnë nga shërbimet publike dhe administrate komunale dhe mënyra e fitimit të tyre;
  • Të ardhurat të cilat realizohen në komunë dhe mënyra e ndarjes së tyre dhe harxhimit;
  • Furnizimet publike të mjeteve kryesore për punë;
  • Emërime të drejtorëve dhe përfaqësuesve në këshillat drejtues të ndërmarjeve publike, instuticioneve dhe shkollave;
  • Informacione tjera të cilat dalin prej kompetencave të organeve të komunës dhe ndërmarjeve publike dhe instuticioneve në pajtueshmëri me ligj.

Neni 109
Informimi i qytetarëve të komunës bëhet rregullisht, pa shpenzim nëpërmjet:

  • Botimit të fletës zyrtare të komunës;
  • Botimin dhe distribuimin e biltenit mujor informativ deri te qytetarët;
  • Shpallje të publikimeve;
  • Zyra informative të udhëhequra nga administrata komunale dhe shërbimeve publike të themeluara në komunë;
  • Tabeta shpallëse (lokale të organeve të komunës, bashkësive vendore, ndërmarrjeve publike dhe instuticioneve);
  • Veb faqe;
  • Tribunave publike në bashkësitë vendore për Çështje të caktuara;
  • Mjeteve të informimit publik, dhe
  • Në mënyrë tjetër përkatëse e cila është më e volitshme për informimin e publikut.

Neni 110
Këshilli i komunës me vendim të ve çantë mund të përcaktojë për informata të caktuara të informohet edhe në gjuhën e cila nuk është zyrtare në komunë, por e flasin një pjesë e banorëve të komunës.

IX. MËNYRË DHE PROCEDURË PËR RREGULLIMIN DHE PËRDORIMIN E STEMËS DHE FLAMURIT TË KOMUNËS

Neni 111
Stema dhe flamuri i Komunës përcaktohen me vendim të Këshillit të Komunës.
Për përcaktimin e stemës dhe flamurit të Komunës, Këshilli shpall konkurs dhe formon komision.

Neni 112
Komisioni nga punimet e arritura sipas konkursit të shpallur, përcakton propozim për stemë, gjegjësisht flamur të Komunës dhe e sjellë te Këshilli për miratim.

Neni 113
Këshilli i Komunës me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit vendos sipas propozimit të komisionit.
Vendimi i Këshillit për përcaktimin e stemës, gjegjësisht flamurit të Komunës është pjesë përbërse e Statutit të Komunës.

Neni 114
Stema e Komunës përdoret në përbërje të vulës së komunës.
Stema e Komunës mund të përdoret edhe në thirrjet oficiale, urimeve dhe në akte të ngjajshme të cilët i shfrytëzojnë Këshilli dhe kryetari i komunës.
Këshilli i komunës mundet të lejojë përdorimin e stemës së Komunës personave fizik dhe juridik, nëse vlerëson se është në interes të Komunës.

Neni 115
Flamuri i Komunës paraqitet (shfaqet) në komunë dhe në vende të dukshme të Komunës.
Flamuri i Komunës mundet të paraqitet dhe gjatë takimeve ndërkombëtare, garave dhe tubimeve tjera në të cilat marr pjesë ose është e prezentuar komuna.

Neni 116
Stema dhe flamuri i Komunës nuk mundet të përdoren nëse janë të dëmtuara ose me pamjen e tyre janë të papërshtatur për përdorim.

X. MBROTJA E TË DREJTAVE TË KOMUNËS

Neni 117
Iniciativa për vlerësimi e kushtetutshmërisë të ligjeve dhe kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e akteve komunale të ministrive dhe organeve të tjera të drejtorisë së shtetit, me të cilët rrënohet, gjendja kushtetuese dhe të drejtat e komunës të përcaktuara me kushtetutën dhe ligjet, mund të parashtrojnë Këshilli gjegjësisht kryetari i Komunës deri te gjyqi Kushtetues i Republikës së Maqedonisë.

Neni 118
Kryetari i komunës ka të drejtë të kërkojë mbrotje gjyqësore para gjyqeve kompetente kur komunës i pengohet kryerja e kompetencave të dhëna me Kushtetutë dhe ligj, me akte dhe aktivitete të organeve të drejtorisë shtetërore dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

XI. PROCEDURA PËR DRYSHIME DHE PLOTËSIME E STATUTIT TË KOMUNËS

Neni 119
Ndryshime dhe plotësime të Statutit të Komunës mund të propozojnë së paku një e gjysma prej anëtarëve të Këshillit të Komunës, kryetari ose së paku 10% prej zgjedhësve të Komunës.

Neni 120
Vendimi për hyrjen kah ndryshimi i Statutit sjell Këshilli i Komunës me shumicën e votave prej numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit.

Neni 121
Ndryshimet e Statutit të Komunës janë të sjellura nëse për ato kanë votuar shumica e anëtarëve të Këshillit.

XII. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 122
Bashkësitë ekzistuese vendore të regjionit të Komunës Çair dhe organet e tyre vazhdojnë me punën me të njetat kompetanca deri në zgjedhjet e ardhshme të Këshillave të bashkësive urbane.

Neni 123
Aktet për organizimin dhe punën dhe aktet për sistematizimin e vendeve të punës do të sillen në afat prej tre muajsh pas sjelljes së këtij statuti.

Neni 124
Me hyrjen në fuqi të këtij Statuti ndalet vlerja e Statutit të Komunës Çair-Shkup, i shpallur në “Gazetën zyrtare të Qytetit të Shkupit” numër 15/97.

Neni 125
Ky Statut hyn në fuqi ditën e 8-të prej ditës së shpalljes në “Fletën zyrtare të Komunës Çair”.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit
М-r Zahir Bekteshi d.v.с.р.

Tekst I spastruar
Kryetar i Komisionit për Rregullativë
Maria Kondovska Veljovska d.v.с.р.