Zhvillimet aktuale dhe ecuria funksionuese e njësive të pushtetit lokal përcillen me vëmendjen e plotë të ambasadorëve të vendeve të Europës në vend.

Pikërisht në vazhdën e takimeve të krerëve të diplomacive të vendeve europiane në vendin tonë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në takim pune ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoni, z. Christian Thimonier me të cilin biseduan rreth situatës aktuale të pushtetit lokal dhe sfidave me të cilat përballet Komuna e Çairit.

Kreu i Komunës së Çairit njoftoi ambasadorin me strategjinë e funksionimit që po aplikon udhëheqësia e re dhe gatishmërinë e plotë për të qenë në mënyrë sa më efikase në shërbim të qytetarëve duke patur si synim kryesor themelet e një shoqërie gjithëpërfshirëse ku secili gëzon të drejta të barabarta.

Ambasadori Thimonier premtoi përkrahjen e plotë dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar në rrugën e përmbushjes së qëllimeve të caktuara progresive.