Interesimi për programin “Mësim i notit për fëmijë – Falas”, i organizuar nga Komuna e Çairit në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, ka tejkaluar dukshëm kapacitetin e paraparë për realizimin e këtij cikli.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet sipas renditjes së aplikimeve (i pari i paraqitur – i pari i përzgjedhur), ndërsa përparësi do të kenë fëmijët që janë banorë të Komunës së Çairit.

Ky program realizohet në përputhje me kapacitetet e pishinës dhe është konceptuar si pjesë e aktiviteteve të edukimit fizik. Për këtë arsye, nga muaji shtator do të vazhdojë me cikle të reja në kuadër të programit mësimor të edukatës fizike, ndërsa Komuna e Çairit do të organizojë edhe aktivitete të tjera të ngjashme sportive dhe rekreative për fëmijët.

Falënderojmë të gjithë prindërit për interesimin dhe besimin e treguar ndaj këtij programi.