Komuna e Çairit i njofton qytetarët se, sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot pritet të fryjë erë e fortë jugore, e cila në disa zona herë pas here do të arrijë shpejtësi mbi 80 km/h.
Në Shkup pritet të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore, ndërsa temperaturat do të jenë dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të sigurojnë objektet dhe sendet që mund të zhvendosen nga era, si dhe të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave dhe objekteve të pasigurta.
