Të nderuar qytetarë,

Në vazhdim po ua sjellim ndryshimet e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje që parashohin mundësi për parashtrimin e kërkesave të reja për legalizim deri më 31 Dhjetor të vitit 2018 për objektet në të cilat janë realizuar punët ndërtimore dhe instaluese në tërësi deri me 3 Mars të vitit 2011. Për sqarime më të detajuara të gjithë qytetarët që kanë çështje të pazgjidhur juridike të objekteve ndërtimore e të cilat janë të ndërtuara deri më 3 Mars të vitit 2011, luten që të drejtohen në Sektorin për urbanizëm në Komunën e Çairit.

Teksti i ndryshimit të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje

“(1) Poseduesit e objekteve të ndërtuara pa leje të përcaktuara në nenin 2 të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 23/11, 54/11, 155/12, 53/13, 72/13, 44/14, 115/14, 199/14, 124/15, 129/15, 217/15 dhe 31/16), objekte në të cilat përfundimisht me 3 mars 2011 janë realizuar punët ndërtimore dhe instaluese në tërësi dhe të njëjtat paraqesin tërësi ndërtimore dhe funksionale, mund të dorëzojnë kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje nga dita e fillimit të zbatimit të këtij ligji deri më 31 dhjetor 2018.
(2) Kërkuesit të cilëve deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji u është refuzuar kërkesa për shkak të dokumentacionit të pakompletuar të përcaktuar në nenet 6, 7 dhe 8 të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 23/11, 54/11, 155/12, 53/13, 72/13, 44/14, 115/14, 199/14, 124/15, 129/15, 217/15 dhe 31/16), mund të dorëzojnë kërkesë të re për përcaktimin e statusit juridik, në afat prej gjashtë muajsh nga dita e fillimit të zbatimit të këtij ligji.
(3) Kërkuesit të cilët nuk kanë dorëzuar elaborat gjeodezik për përcaktimin e gjendjes faktike të objektit pa leje në afatet nga neni 15 paragrafi (2) dhe neni 17 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 217/15), mund të dorëzojnë elaborat gjeodezik për përcaktimin e gjendjes faktike të objektit pa leje më së voni deri më 30 qershor 2018.
(4) Kërkuesit të cilët, në afatin nga paragrafët (1), (2) dhe (3) të këtij neni, me kërkesën, nuk do ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në nenet 6, 7 dhe 8 të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 23/11, 54/11, 155/12, 53/13, 72/13, 44/14, 115/14, 199/14, 124/15, 129/15, 217/15 dhe 31/16),organi kompetent do t’ua refuzojë kërkesën për përcaktimin e statusit juridik të objektit pa leje.”