Të nderuar qytetarë të Komunës së Çairit,
Nga sot e tutje, zëri juaj për të raportuar problemet komunale do të dëgjohet edhe më fuqishëm dhe do të arrijë edhe më shpejt deri tek ne.
Duke e pasur parasysh obligimin tonë për të qenë më afër jush dhe më efikas në shërbim tuajin, vendosëm të përforcojmë interaksionin edhe përmes web aplikacionit https://sq.raporto.mk ku do të mund të parashtroni ankesat dhe kërkesat e juaja lidhur me çështje si gropat në rrugë, mbeturinat, ndriçimin publik, ndotësit e ajrit dhe disa kategori të tjera. Komuna e Çairit do të jetë në dispozicion të plotë që të përgjigjet në kërkesat e parashtruara!
Bëhuni edhe ju pjesë e zgjidhjes së problemeve për një jetë më të mirë!