Ditën e sotme kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ishte në vizitë në Myftininë e Shkupit dhe me këtë rast u takua edhe me myftiun Qenan Efendi Ismailin, i cili dha garancinë e fuqishme se pa marrë parasysh që pronat i janë kthyer Myftinisë përmes procesit të Denacionalizimit, Teatri i Fëmijëve do të vazhdojë me punë aty ku është dhe do të vazhdojë t’i realizojë të gjitha veprimtaritë e veta pa asnjë pengesë. Myftiu informoi se Myftinia as që e ka paraparë ndonjë ndryshim në funksionimin e këtij objekti. Ganiu falenderoi Myftininë e Shkupit për ndihmesën që po е bën për të vazhduar të funksionojë kjo veprimtari kulturore.
“Myftinia na ka siguruar se do të ndihmojë çdoherë ashtu siç na ka ndihmuar deri më tani në fushën e arsimit, sportit, por gjithashtu edhe në kulturë. Ndërsa myftiu na falënderoi për vizitën që i bëmë, e me këtë edhe sqaruam gjithçka sa i përket funksionimit të Teatrit për fëmijë”, tha Ganiu.