16.483.670 denarë janë investuar për vetëm 3 muaj në më shumë rrugë të Lagjes Seravë të Komunës së Çairit, për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore.

35
Rikonstruimi po zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Ndërsa mbi 1 milionë euro është shuma e përgjithshme që do të investohet në Lagjen Seravë për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore dhe që Komuna e Çairit i ka siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes alokimit të mjeteve të TAV.
Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë