Partia për Veprim Demokratik të Maqedonisë – SDA shënoi 31-vjetorin e themelimit, ndërsa në këtë event sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzadi foli mbi rëndësinë e respektit ndaj çdo etnie që jeton dhe vepron në territorin tonë.
Ai vuri në dukje se Komuna e Çairit tanimë përveç që ka zyrtarizuar flamurin dhe gjuhën boshnjake, në vazhdimësi po punon për jetesë dhe mirëqenie të përbashkët të të gjithë banorëve tanë.