Ansambli këngeve dhe valleve “Emin Duraku” nga Shkupi, njëri ndër ansamblet më të vjetra në të gjitha trojet shqiptare dhe njëkohësisht ansambli më i vjetër i Shkupit, festoi dje 70 vjetorin e themelimit të tij.

Shtatë dekada përkushtim, punë, sakrificë e mund por gjithmon me një qëllim, ruajtjen e pasurisë kombëtare dhe mbrojtjen e kulturës shqiptare në Maqedoni.