Është nder dhe kënaqësi për Komunën e Çairit që për të katërtën herë me rradhë të jetë nikoqire e aktiviteteve të organizuara në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare për shënimin e 9 Majit – Ditës së Europës. Dita e Europës është frymëzimi më i mirë për të reflektuar mbi peshën e kohës dhe veprimeve që e bëjnë të ardhmen krejt ndryshe, me perspektivë më të madhe.

Hapjen e aktiviteteve e bënë: Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, zëvendës kryeministri për çështje europiane z. Bujar Osmani dhe Prof. Dr. Ylber Sela – Drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, me të cilët ndamë shpërblimet dhe mirënjohjet studentëve për pjesëmarrje në konkursin letrar me ese për Bashkimin Evropian.

Të gjithë bashkë le të kontribuojmë për të realizuar aspiratën tonë të integrimit në BE.