Të nderuar qytetarë të Komunës së Çairit,

Parqet janë pasuria më e madhe e ambientit jetësor që kontribuojnë në shëndetin e njeriut dhe është obligim i të gjithëve të përkujdesemi për mirëmbajtjen e tyre.

Gjatë ditës së sotme, në Parkun e sapokrijuar në Fushë Topanë për çdo ditë janë gjetur mbeturina që shëmtojnë ambientin e bukur që po krijohet në këtë zonë. Apelojmë deri tek të gjithë të ruajmë nivelin e pastërtisë publike. Njëherit paralajmërojmë edhe parashtrimin e dënimeve në bazë të Ligjit për pastërti publike.

Të gjithë së bashku për Çair më të pastër e më të bukur!