Ka përfunduar me sukses instalimi i aparateve për pastrimin e ajrit në shkollat dhe çerdhet e Komunës së Çairit, si një masë konkrete për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore.
Në kuadër të këtij projekti, 6 pajisje moderne janë vendosur në katër shkolla fillore: “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Liria” dhe “Tefejjuz”, si dhe në çerdhet “Fidani” dhe “Borëbardha”, duke siguruar ajër më të pastër në hapësirat ku fëmijët qëndrojnë çdo ditë.
Pajisjet janë vënë në përdorim të përhershëm për Komunën e Çairit përmes bashkëpunimit institucional me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke garantuar që fëmijët të rriten dhe të mësojnë në një ambient ku shëndeti dhe mirëqenia e tyre janë në plan të parë.
