Në frymën e përkushtimit për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor, në SHFK “Hasan Prishtina” u realizua një ushtrim simulues për evakuim në rast të fatkeqësive natyrore. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me SHVZ “Bajram Miftari” – Çair dhe Kryqin e Kuq, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe reagimit të koordinuar në situata emergjente.

Ushtrimi u zhvillua nën përkujdesjen e drejtoreshës së shkollës, Esma Fazlija, ndërsa i pranishëm ishte edhe Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, i cili vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për forcimin e kulturës së sigurisë në institucionet arsimore.

Përveç evakuimit të përgjithshëm, u realizua edhe simulim praktik për dhënien e ndihmës së parë ndaj personave të lënduar, duke demonstruar profesionalizëm dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Këto iniciativa kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve, duke ndërtuar një mjedis më të sigurt për të gjithë.