Forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave pedagogjike ishin në fokus të vizitës zyrtare që SHFK “Ismail Qemali” – Çair realizoi në SHFMU “Halil Alidema” në Pozharan të Vitisë. Takimi shënoi një hap konkret drejt thellimit të binjakëzimit mes dy institucioneve, me theks në hartimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe projekteve që synojnë avancimin e cilësisë në arsim dhe zgjerimin e mundësive për nxënësit.
Vizita u zhvillua në praninë e drejtoreshave Teuta Imeri dhe Drita Pira, si dhe me pjesëmarrjen e Mjellma Gashit dhe Elvisa Alidemës, duke u shoqëruar me një program artistik e edukativ të përgatitur nga nxënësit. Atmosfera e bashkëpunimit dhe fryma e përbashkët konfirmuan angazhimin për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm në shërbim të arsimit.
