Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të arsimit u shënua në Komunën e Çairit, duke konfirmuar se arsimi mbetet në qendër të vëmendjes dhe prioritet i vazhdueshëm i komunës.

Në sallën e komunës, në prani të arsimtarëve, drejtorëve dhe përfituesve, aktiviteti u hap me fjalën e Kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili theksoi rëndësinë e sigurimit të vendeve të qëndrueshme të punës në sektorin e arsimit.

Ceremonia u përqendrua në shpërndarjen e vendimeve për punësim të përhershëm, duke shënuar një hap konkret në sistemimin e mësimdhënësve dhe forcimin e arsimit në komunë, si pjesë e angazhimit për krijimin e kushteve më të sigurta dhe të qëndrueshme në këtë sektor.