Në përgjigje të situatës së rënduar me furnizimin me ujë të pijshëm në Gostivar, Komuna e Çairit iu bashkua përpjekjeve për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, duke dërguar një sasi uji të pijshëm për nevojat e banorëve.

Një kontribut modest në një moment kur më e rëndësishmja është që ndihma të arrijë aty ku nevojitet. Komuna e Çairit mbetet në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale në Gostivar dhe, edhe në ditët në vijim, do të jetë e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihmë sipas nevojave dhe zhvillimit të situatës.