Me fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës u përmbyll Kampionati Botëror FIFA 2026, ndërsa emocionet e finales u përjetuan së bashku edhe në zemër të Çairit. Qindra qytetarë, së bashku me ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash dhe përfaqësues të institucioneve, ndoqën drejtpërdrejt ndeshjen në ekranin e madh të vendosur në Sheshin “Skënderbeu”.
Të rinj, familje dhe futbolldashës ndanë emocionet e finales deri në minutën e fundit, duke e shndërruar sheshin në një tribunë të përbashkët. Urime Spanjës për titullin e kampionit të botës dhe faleminderit të gjithë qytetarëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje!






