Ekipet tona të punës kanë vazhduar me aktivitetet e shumta për asfaltimin dhe rikonstruimin e rrugëve dhe rrugicave në pjesë të ndryshme të Komunës së Çairit.
Ndërsa për momentin,po asfaltojmë rrugën “Prohor Pçinski” të Lagjes Seravë në sipërfaqe prej 1700m2.
“Edhe personalisht inspektova punimet për asfaltimin e kësaj rruge, ndërsa nga ekipet e punës u informova se paraprakisht në këtë rrugë është bërë instalimi i rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit përmes mjeteve të TAV”, ka thënë kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Duke qenë në shërbim të popullit, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim aksione të rregullimit të infrastrukturës rrugore, gjithkund ku paraqitet nevoja.