SPB Shkup, reparti për preventivë ka filluar fushatën e saj “Vit të Ri 2019 të mbarë dhe të lumtur – fishekzjarret nuk janë lojra”.

Me këtë rast SPB Shkup në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, sot në shkollën fillore “Imri Elezi” realizuan simulim – dhëniе e ndihmës së parë me rastin e lëndimit nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes tek të gjithë qytetarët е veçanërisht tek gjeneratat më të reja me çka besojmë se do të të kontribuojmë në reduktimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në komunën tonë.

Dëshirojmë që sa ma sigurtë t’a presim Vitin e Ri 2019.