Ditë e mbarë dhe intenzive e punës në Çair, transparencë e përgjegjësi, më afër qytetarëve, afaristëve dhe zejtarëve!

45

Bashkë me ministrat Kreshnik Bekteshi, Arbër Ademi dhe Hisen Xhemaili, kryetarin e degës së BDI-së Çair Izet Mexhiti, deputetët e zonës Artan Grubi dhe Ejup Alimi, zëvendës kryeministrat Bujar Osmani dhe Sadulla Duraku , nënkryetarin e Qytetit të Shkupit Enver Maliqi dhe shumë bartës të funksioneve publike:

– vëzhguam ecurinë e punës për zgjerimin e Rrugës së Plastikave si dhe realizuam takim me afaristët e kësaj zone;
– shqyrtuam procesin e vendosjes së vitrinave të reja në dyqanet e Çarshisë së Vjetër në suaza të projektit për revitalizimin dhe ruajtjen e autenticitetit infrastrukturor të vatrës sonë të kulturës dhe
– takuam esnafin e Çarshisë për të bashkëbiseduar rreth dinamikës së punimeve aktuale, si dhe për të ndërtuar bashkë me ta strategjinë e veprimit në të ardhmen.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë