Komuna e Çairit sot realizoi një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit e kushteve në shkollat fillore komunale. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një vizitë pune në Shkollën Fillore “Liria”, ku u prit nga drejtoresha e shkollës, znj. Teuta Idrizi, me rastin e mbërritjes së inventarit të ri.
Shkolla “Liria” u pajis me 200 banka moderne dhe 400 karrige ergonomike, të siguruara nga kompania “Eftinija Impex”. Me të njëjtën mbështetje u pajis edhe Shkolla Fillore “Hasan Prishtina”. Në të dyja shkollat do të rregullohen nga gjashtë kabinete mësimore me inventarin e ri, duke krijuar kushte më funksionale dhe komode për nxënësit dhe procesin mësimor.
Ky kontribut u realizua në kuadër të aktiviteteve të nëntorit, përfshirë edhe Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Ky është vetëm fillimi.
Komuna e Çairit do të vazhdojë me pajisjen e shkollave të tjera komunale me inventar të ri, duke ngritur standardin e infrastrukturës arsimore dhe cilësinë e procesit edukativ.


