Fillon faza e parë e rekonstruimit të objektit të shkollës fillore “Vasil Gllavinov”

339

Kryetari i Komunës së Çairit, z.Visar Ganiu bashkë me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi dhe drejtorin e shkollës fillore “Vasil Gllavinov” z. Qamuran Kuçi sot inspektuan fillimin e punimeve të fazës së parë të rekonstruimit të objektit të shkollës fillore “Vasil Gllavinov”, fazë e filluar me 24 dhjetor të vitit 2018.

Krijimi i kushteve më të mira hapësinore si parakusht thelbësor për arsim cilësor është prioritet i yni i përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe udhëheqësinë e shkollës.

Vlera e fazës së parë arrin rreth 15 milion denarë dhe kryesisht gjatë saj do të rekonstruohet pjesa më e madhe e objektit shkollor, do të sanohen dyshemetë dhe plafonet, si dhe do të rregullohen nyjet sanitare.

Komuna e Çairit falëmenderon ministrin Arbër Ademi për kontributin dhe angazhimin e tij dhe besojmë që në të ardhmen bashkëpunimi ynë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të rezultojë me përmirësimin e kushteve edhe në të gjitha shkollat tjera të komunës sonë.

Mbetemi të përkushtuar që fëmijët tanë të vijojnë proces edukativo arsimor në ambiente që stimulojnë suksesin.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë