Fillon procesi i regjistrimit të filloristëve në shkollat fillore të Komunës së Çairit

34
Të nderuar prindër, të dashur filloristë,
Ju njoftojmë se gjatë gjithë muajit Maj do të realizohet procesi i regjistrimit të nxënësve të klasave të para në shkollat fillore të Komunës së Çairit kësaj rradhe në përputhje me protokolet e definuara për mbrojtje nga virusi Covid 19.
Aplikimi për regjistrim dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm kësaj rradhe mund të bëhet online përmes web faqes https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5228 ku më pas shërbimet e shkollës përkatëse në numrin tuaj të telefonit të dhënë në aplikim do t’ju lajmërojnë për caktimin e terminit për realizimin e intervistës me fëmijën në ambientet e shkollës. Kjo do të mundësojë shmangien e grupimit nëpër shkolla.
Por, gjithë ky proces mund të realizohet edhe në shkollën përkatëse ku prindit do ti caktohet termini për dorëzimin e dokumenteve dhe realizimin e intervistës. Prezenca fizike për realizimin e intervistës mbetet obligative dhe gjatë realizimit të saj çdo shkollë do të funksionojë sipas termineve të caktuara në të dyja mënyrat e aplikimit.
Apelojmë deri te të gjithë palët e involvuara në procesin e regjistrimit të filloristëve (mësuesit, prindërit, fëmijët, kuadri administrativo – teknik) për vëmendje të madhe gjatë punës në shërbim të mbrojtjes së shëndetit publik! Komuna e Çairit ju dëshiron proces të lehtë dhe të suksesshëm të regjistrimit të fëmijëve tuaj në vatrat e dijes!

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë