Ganiu mirëpret ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ekselencën Fatos Reka

31
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit ku ka realizuar takim me kryetarin Visar Ganiu. Kreu i Çairit, pas takimit ka deklaruar se si çdoherë bisedat me z. Reka janë produktive dhe me vizion tepër të qartë.
“Zhvillimi i Komunës sonë është prioriteti kryesor, andaj mysafirët i informova për rrjedhën e projekteve që janë në proces e sipër dhe planifikimet tona të ardhshme”, ka deklaruar Ganiu, për të shtuar se në takimin me Ambasadorin Reka fokusi është vendosur edhe në thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Ambasadës shqiptare.
“Fokusin e vendosëm edhe në thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona që jam i bindur se do të çojë drejt forcimit edhe më të madh të bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe komunave shqiptare. Konstatuam se një proces i tillë kontribuon për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve gjithnjë të shkëlqyeshme të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, sikurse edhe bashkëpunimin institucional ndërkufitar”, ka thënë Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë