Ganiu mirëpriti alpinistët që u ngjitën në majën Ararat të Turqisë

30
Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Dardania” edhe njëherë ngriti majet më të larta, kësaj radhe në majën më të lartë të Republikës së Turqisë Ararat që është në 5137 metra lartësi mbidetare.
Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu ka takuar kryetarin e SHBA “Dardania”, Fari Rexhepi bashkë me alpinistët që u ngjitën në majen e Araratit, Daut Azizi dhe Samir Xhemailin.
“Që të gjithë i përgëzova për këtë sukses mjaft domethënës jo vetëm për SHBA “Dardania”, por edhe për të gjithë ne. Gjithashtu i përgëzova edhe për sukseset e tjera që kanë renditur e vazhdojnë ti rendisin vazhdimisht në fushën e alpinizmit”, ka deklaruar Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë