Gjatë ditës së sotme kishim nderin dhe kënaqësinë që Komunën e Çairit e vizituan studentë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, nga Fakulteti i shkencave sociale, drejtimi Punë dhe politikë sociale dhe Administrim publik dhe menaxhim i resurseve humane.

290
Studentët, të udhëhequr nga profesorët Diturije Ismaili, Aleksandar Petkov dhe Kaltrina Zekolli nga afër i njoftuam me punën dhe funksionimin e Institucionit tonë dhe se sa më rëndësi është i njëjti në aspektin e lëndës së studimit të tyre.
Kjo vizitë e studentëve të cilët kishin mundësinë të njoftohen edhe për së afërmi me punën e secilit sektor veç e veç, ishte si pjesë e praktikës së tyre semestrale.
Dyert tona gjithmonë mbeten të hapura për të gjithë bashkëqytetarët tanë, e në veçanti për rininë e cila në vazhdimësi ka përkrahjen time dhe të insitucionit që drejtoj- Komunës së Çairit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë