Me rastin e Javës Evropiane të Mobilizimit e cila secilin vit organizohet nga data 16.09.2018 deri me datë 22.09.2018, Komuna e Çairit organizoi turnë çikliste (marsh me biçikleta) që filloi nga Parku i Çairit dhe vazhdojë përgjatë rr. Xhon Kenedi deri te udhëkryqi me rr. Bllagoja Paroviç dhe pastaj deri te udhëkryqi me rr. Georgi Pop Hristov dhe vazhdoi deri te fusha e sportit në lagjen e Fushë Tophanes.
Të pranishëm në ngjarje ishin Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu, Zëvendës Kryeministri për çështje evropiane z.Bujar Osmani, deputeti i zonës, z. Ejup Alimi si dhe bartësit tjerë të funksioneve publike në Çair.
Evenimenti në fjalë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për zvogëlimin e emisioneve të gazrave dëmtues dhe ruajtjen e pastërtisë së ajrit përmes zvogëlimit të përdorimit të automjeteve dhe edukimit të fëmijëve në këtë drejtim.