Kampi sportiv i UEFA-s – Projekt për edukimin sportiv të më të vegjëlve tanë

383

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, sot në mënyrë solemne shpalli zyrtarisht të hapur projektin e UEFA-së – kampin sportiv që identifikon talentin dhe pasionin për futbollin tek të më të vegjëlit tanë dhe me këtë krijon gjeneratën e re të lavdisë së sportit për të cilin Çairi është mjaft i njohur. Të pranishëm në këtë eveniment me rëndësi të madhe edukative ishin kryetari i Federatës së sporteve shkollore z. Sasha Tufegxhievski, z. Bojan Markovski – përfaqësues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe ndërmjetësues me shtëpinë më të madhe të futbollit – UEFA, koordinatori teknik i projektit në nivel të gjithë Maqedonisë z. Ali Sadetin – Setko dhe legjenda të futbollit vendor.

Pjesë përbërëse e kampit në të gjitha fazat e tij do të jenë nxënësit e talentuar të këtyre shkollave fillore të komunës sonë: “Liria”, “Tefejuz”, “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemali” dhe “Vasil Gllavinov”. Me këtë rast kreu i Çairit Ganiu u shpreh: “Kampet edukative sportive janë mundësi e artë për të mbjellur në personalitetin e fëmijëve tanë dashurinë për sportin dhe zhvillimin e shëndoshë të tyre fizik.” Ai sportistëve të vegjël poashtu iu drejtua me fjalë motivuese.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë