Ashtu siç edhe premtuam se menjëherë pas përfundimit të procedurave ligjore për furnizime publike do të fillohet me realizimin e punëve kontrete, filluam me vendosjen e bekatonave përgjatë rrugës “Metodija Mitevski” në Fushë Topanë duke krijuar kështu vendkalim të ri e të sigurtë për këmbësorët në atë zonë.

Ishte vet kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu ai që inspektoi punimet nga afër duke kërkuar cilësi në realizimin e punimeve.

Poashtu duhet potencuar se në ankandin publik çmimi për realizimin e punëve ka shënuar zbritje prej 50 % nga vlera e paraparë fillimisht.