Komuna e Çairit ka përfunduar ndërtimin e një parkingu të ri me 50 vende pranë shkollës “Liria”. Ky projekt, i financuar nga Komuna e Çairit, ofron mundësi të reja për parkim të sigurt dhe të lehtë për banorët e lagjes, duke kontribuar në një mjedis më të organizuar dhe funksional.
Ky parking është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbështet realizimin e objektivave të komunës për një infrastrukturë më moderne dhe efikase. Projektet si ky, që fokusohet në përmirësimin e kushteve të parkimit, janë pjesë e angazhimit të Komunës së Çairit për të ofruar mundësi më të mira për qytetarët e saj.
Komuna e Çairit falënderon ekipet që punuan me përkushtim për realizimin e këtij parkingu dhe banorët për mbështetjen e tyre. Ky është vetëm një hap i parë në krijimin e më shumë hapësirave për parkim dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në këtë komunë. Projekti do të ndiqet nga më shumë iniciativa që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe modernizimin e Çairit.