Kopshti për fëmijë “Fidani” sot në ditën botërore të fëmijëve shënoi 65 vjetorin e funksionimit të saj. Me këtë rast në manifestimin e organizuar për shënimin e këtij përvjetori, ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, i cili shprehu respektin e thellë për punën e palodhshme të edukatoreve dhe udhëheqësisë së kopshtit “Fidani” ndër vite.

Kreu i Çairit në fjalimin e tij theksoi: “Çdoherë kur me fëmijët tanë dorë për dorë çdo mëngjes hapërojmë drejt kopshteve për fëmijë, na kaplon një ndjenjë e thellë mirënjohjeje, pasi pasurinë tonë më të madhe jetësore, ardhmërinë e vatrës sonë familjare po e dërgojmë në folenë e parë të dijes dhe edukimit. Këtë ndjenjë të fuqishme për 65 vite me rradhë, shumë gjeneratave të prindërve ua ka falur kopshti “Fidani”.