Kreu i Komunës Visar Ganiu ndau vërtetime për realizimin me sukses të mësimit praktik për studentët

187

Pas një muaji mësim praktik të realizuar në Komunën e Çairit që studentëve u mundësoi vëzhgimin e aplikimit të njohurive të akumuluara teorike në praktikë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkë me mentorin e tyre Mr.Sc. Driton Kuçi ndanë vërtetimet për realizimin me sukses të këtij segmenti mjaft të rëndësishëm të të studiuarit cilësor. Me këtë përcillet qartë porosia se dyert e Komunës së Çairit janë gjithmonë të hapura për të ndihmuar studentët në rrugën drejt majave të larta akademike.

Aq sa mësimi praktik ju shërben studentëve, po aq i njejti proces është i dobishëm edhe për institucionin. Kreu i Komunës së Çairit, poashtu njoftoi se studentja e dalluar Alda Beqiri punësohet në Komunën e Çairit, hap ky që bëhet për të vazhduar procesin e punësimit të të rinjve të dëshmuar në procesin e studimit dhe ngritjen e nivelit të kualitetit të organizimit kadrovik.

Pas mbarimit të mësimit praktik, studentja e dalluar Alda Beqiri punësohet në Komunën e Çairit

 

Suksese të shumta studentëve tanë! Ardhmëria e shëndoshë e kombit m’varet nga ju!

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë