Kryetari i Federatës së Mundjes të Maqedonisë së Veriut, Dejan Bogdanov, bashkë me nënkryetarin e Klubit të Mundjes “Liria” Ahmed Ademi, Sedat Baftiun, trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në Mundje dhe Safet Ali anëtar i Këshillit Drejtues të FMMV-së, sot më nderuan me vizitën që ma bënë, me ç’rast edhe më uruan për rizgjedhjen për kryetar të Komunës së Çairit

239
Gjatë takimit tonë tejet miqësor u zotuam se do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më fuqishëm, sikurse me Federatën e Mundjes të Maqedonisë së Veriut ashtu edhe me Klubin e Mundjes “Liria”.
I urova mysafirët për sukseset që po i arrijnë vazhdimisht në arenën vendore, por dhe në atë ndërkombëtare dhe u përçova porosinë se ne jemi gjithmonë krah tyre.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë