Dyert e Komunës së Çairit do të jenë gjithmonë të hapura për të ndihmuar studentët në rrugën e tyre drejt majave më të larta akademike. Ishte kjo porosia që Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu përcolli deri te grupi i studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës që do të realizojë praktikën studentore në Komunën e Çairit.

Nga përkushtimi i tyre në rrugën e dijes m’varet ardhmëria përparuese e Komunës së Çairit dhe është obligim i yni që të sigurojmë kushtet për studim cilësor të bazuar në përvojë praktike në institucionet e vendit.