Memorandum Bashkëpunimi: SHF “Ismail Qemali” – Çair dhe SHF “Halil Alidema” – Pozharan

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërshkollor, Shkolla Fillore Komunale “Ismail Qemali” – Çair dhe Shkolla Fillore “Halil Alidema” – Pozharan, Komuna e Vitisë, formalizuan bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi.

Dokumenti u nënshkrua nga drejtoreshat znj. Teuta Imeri dhe znj. Drita Pira, ndërsa gjatë takimit u shkëmbyen ide konkrete për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë shkëmbimin e praktikave pedagogjike, projekte edukative e kulturore dhe iniciativa për zhvillimin profesional të stafit dhe nxënësve.

Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneriteteve arsimore dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe bashkëpunimit ndërshkollor.