Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot zhvilloi një takim me znj. Nicole Varnes, Ushtruese e detyrës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në vend dhe rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike.

Gjatë takimit u theksua roli i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në mbështetjen e proceseve demokratike, sundimit të ligjit dhe zhvillimit institucional.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të partneritetit ndërmjet institucioneve, si faktor i rëndësishëm për avancimin e reformave dhe për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.