Minimaratona – “Të vrapojmë për sh’net”
Mbi 300 garues fëmijë dhe të rritur sot morrën pjesë në mini-maratonën e organizuar për qëllime humane e cila u mbajt në Komunën e Çairit nën moton “Të vrapojmë për sh’net – Give a smile”.
Sekretari i Komunës së Çairit Nedim Rama, përfaqësues të kabinetit të kryetarit të komunës dhe të punësuar në Komunën e Çairit ishin pjesë e maratonës.
Pjesëmarrësit vrapuan në distancë rrethore në gjatësi prej 2100 metra kurse evenimenti sportiv ishte i shoqëruar me muzikë para dhe pas pjesës sportive.
Organizimi i një minimaratone të këtillë ishte rezultat i vetëiniciativës qytetare e përkrahur nga Komuna e Çairit.