NJ O F T I M

109

Të nderuar qytetarë të Komunës së Çairit,

Nga sot e tutje, zëri juaj për të raportuar problemet komunale do të dëgjohet edhe më fuqishëm dhe do të arrijë edhe më shpejt deri tek ne.

Duke e pasur parasysh obligimin tonë për të qenë më afër jush dhe më efikas në shërbim tuajin, vendosëm të përforcojmë interaksionin edhe përmes web aplikacionit https://sq.raporto.mk ku do të mund të parashtroni ankesat dhe kërkesat e juaja lidhur me çështje si gropat në rrugë, mbeturinat, ndriçimin publik, ndotësit e ajrit dhe disa kategori të tjera. Komuna e Çairit do të jetë në dispozicion të plotë që të përgjigjet në kërkesat e parashtruara!

Bëhuni edhe ju pjesë e zgjidhjes së problemeve për një jetë më të mirë!

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë